Translations:Otuz İkinci Söz/648/sq
Përgjigjja: Është thënë shpesh në shkencën e logjikës se, “Analogjitë në formën e krahasimeve dhe të shembëlltyrave nuk japin njohje të sigurt.” Megjithatë, ndodhet një lloj i kësaj forme analogjie që formon një provë më të fuqishme se sa ato prova që përbëhen nga njohja e sigurt të përdorura në logjikë. Gjithashtu, ai është më i sigurt se sa ai lloj deduksioni. Kjo lloj analogjie është siç vijon: Ajo demonstron majën ose cepin e një të vërtete universale nëpërmjet një krahasimi të pjesshëm dhe e ndërton gjykimin e tij mbi atë të vërtetë. Ajo e demonstron ligjin e të vërtetës në një çështje të veçantë, me qëllim që ajo e vërtetë e gjërë të mund të njihet dhe çështjet e veçanta të mund t’i përshkruhen asaj.