Translations:Otuz İkinci Söz/810/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    09.28, 24 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 210001 numaralı sürüm ("Kur’ani gjithashtu thotë: “Kjo botë, në të vërtetë, është kalimtare, megjithatë ajo ofron domosdoshmëritë për një botë të përhershme. Megjithëse është e përkohshme e që zhduket, ajo jep fruta të përjetshme dhe shfaq treguesit e Emrave të Bukur të përjetshëm Hyjnorë; megjithëse kënaqësitë e saj janë të pakta, ndërkohë që dhimbjet e saja janë të shumta, mirësitë e të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotë janë t..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Kur’ani gjithashtu thotë: “Kjo botë, në të vërtetë, është kalimtare, megjithatë ajo ofron domosdoshmëritë për një botë të përhershme. Megjithëse është e përkohshme e që zhduket, ajo jep fruta të përjetshme dhe shfaq treguesit e Emrave të Bukur të përjetshëm Hyjnorë; megjithëse kënaqësitë e saj janë të pakta, ndërkohë që dhimbjet e saja janë të shumta, mirësitë e të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotë janë të përhershme dhe kënaqësi të verteta. Ndërsa në lidhje me dhimbjet e kësaj bote, ato gjithashtu sjellin një lloj kënaqësie shpirtërore duke menduar shpërblimin që do të marrim në botën tjetër nëse i përballojmë me durim. Meqenëse sfera e të lejuarës (hallallit) është e mjaftueshme për të gjitha kënaqësitë, shijet dhe gëzimet e shpirtit, zemrës dhe nefsit, atëherë mos hyr në sferën e të ndaluarës, sepse ndonjëherë një kënaqësi brenda sferës së paligjshme shkakton njëmijë dhimbje. Ajo gjithashtu do të shkaktojë humbjen e mirësive të të Gjithëmëshirshmit të cilat janë të vërteta dhe kënaqësi të përhershme.