64.902
düzenleme
("'''Shkurtazi:''' Gjëja imagjinare dhe jolëndore që natyralistët e quajnë Natyrë, nuk ka një realitet; në qoftë se ajo duhet të ketë një ekzistencë reale të jashtme, atëherë kjo “ekzistencë” është: një vepër arti; ajo nuk mund të jetë Artisti. Ajo është një qëndisje dhe nuk mund të jetë Qëndistari. Ajo është një koleksion dekretesh; ajo nuk mund të jetë lëshuesi i dekreteve. Ajo është një përmbledhje e ligjeve..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
("Po, i Gjithëfuqishmi me fuqi absolute krijon me dy mënyra; Ai krijon edhe nga zanafilla, edhe kompozon -përbën. Të asgjësuarit e asaj që ekziston dhe bërja të ekzistojë atë çfarë nuk ekziston është gjëja më e thjeshtë e më e lehtë për Të. Kjo është një nga ligjet e Tij të qëndrueshme dhe universale. Prandaj, njeriu i cili thotë: “Ai nuk mund t‟i japë ekzistencë asaj që nuk ekziston”, përballë një fuqie e cila në n..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
||
(Aynı kullanıcının aradaki diğer 40 değişikliği gösterilmiyor) | |||
218. satır: | 218. satır: | ||
Gjëja imagjinare dhe jolëndore që natyralistët e quajnë Natyrë, nuk ka një realitet; në qoftë se ajo duhet të ketë një ekzistencë reale të jashtme, atëherë kjo “ekzistencë” është: një vepër arti; ajo nuk mund të jetë Artisti. Ajo është një qëndisje dhe nuk mund të jetë Qëndistari. Ajo është një koleksion dekretesh; ajo nuk mund të jetë lëshuesi i dekreteve. Ajo është një përmbledhje e ligjeve të krijimit; ajo nuk është ligjvënësi. Ajo është vetëm një perde e krijuar për dinjitetin e Zotit xh.sh.; ajo nuk mund të jetë krijuesi. Ajo është pasive dhe e krijuar; ajo nuk mund të jetë autorja krijuese. Ajo është një ligj, jo një fuqi dhe nuk mund të posedojë fuqi. Ajo është marrëse -përfituese-, ajo nuk mund të jetë burimi. | Gjëja imagjinare dhe jolëndore që natyralistët e quajnë Natyrë, nuk ka një realitet; në qoftë se ajo duhet të ketë një ekzistencë reale të jashtme, atëherë kjo “ekzistencë” është: një vepër arti; ajo nuk mund të jetë Artisti. Ajo është një qëndisje dhe nuk mund të jetë Qëndistari. Ajo është një koleksion dekretesh; ajo nuk mund të jetë lëshuesi i dekreteve. Ajo është një përmbledhje e ligjeve të krijimit; ajo nuk është ligjvënësi. Ajo është vetëm një perde e krijuar për dinjitetin e Zotit xh.sh.; ajo nuk mund të jetë krijuesi. Ajo është pasive dhe e krijuar; ajo nuk mund të jetë autorja krijuese. Ajo është një ligj, jo një fuqi dhe nuk mund të posedojë fuqi. Ajo është marrëse -përfituese-, ajo nuk mund të jetë burimi. | ||
'''Për të përfunduar:''' Meqenëse qëniet ekzistojnë, dhe ashtu siç u pohua në fillim të kësaj trajtese, mendja është e paaftë të përfytyrojë më shumë se katër rrugë për të shpjeguar ekzistencën e qënieve; dhe u provua në një mënyrë vendimtare shfuqizimi dhe pavlefshmëria e tre prej atyre katër rrugëve nëpërmjet shpjegimit të tre pamundësive të qarta në secilën prej tyre; atëherë në mënyrë të domosdoshme e të vetëkuptueshme rruga e Unitetit Hyjnor, e cila është rruga e katërt, u provua në mënyrë vendimtare e përfundimtare. Rruga e katërt, në përputhje me vërsetin e cituar në fillim: | |||
''' | |||
اَفِى اللّٰهِ شَكٌّ فَاطِرِ السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ “... A ka dyshim për Allahun, | |||
Krijuesin e Qiejve e të Tokës?”(<ref>Kur‟an, 14:10</ref>) i cili demonstron qartë e prerazi duke mos lënë vend për dyshim apo për ngurrim për ekzistencën e Ekzistuesit të Vetëm të domosdoshëm, për Hyjninë dominuese dhe se të gjitha gjërat burojnë drejtpërdrejtë prej Dorës së Fuqisë së Tij dhe se qiejt e toka janë nën pushtetin e Tij. | |||
O adhurues i shkaqeve! | |||
O fatkeq i joshur pas Natyrës! | |||
Meqenëse Natyra e çdo gjëje është e krijuar ashtu si vetë gjëja, sepse ajo është plot art dhe ripërtërihet vazhdimisht dhe, ashtu si pasoja, shkaku i jashtëm i çdo gjëje është gjithashtu e krijuar; dhe meqenëse për çdo gjë për të ekzistuar ka nevojë për shumë pajisje, mjete e vegla, atëherë duhet patjetër të ekzistojë një i Gjithëfuqishëm me fuqi absolute që ta krijojë gjënë dhe ta krijojë atë shkak për të, të sjellë shkakun në ekzistencë dhe, duhet medoemos që ky i Gjithëfuqishëm me fuqi absolute të jetë absolutisht i panevojshëm për ndërmjetësitë e pafuqishme që të ndajë me to Hyjninë e Tij dhe krijimin. | |||
Ruajna Zot! Ai i krijon njëherësh shkakun dhe pasojën drejtpërdrejtë. Me qëllim që të demonstrojë Urtësinë e Tij dhe manifestimin e Emrave të Tij të bukur, duke vendosur një lidhje shkakore të dukshme e formale dhe një marrëdhënie midis tyre nëpërmjet rregullit dhe radhës, Ai i bën shkaqet dhe Natyrën një perde për Dorën e Fuqisë së Tij Madhështore dhe si një mask për Dinjitetin e Tij dhe Madhështinë me qëllim që padrejtësia e jashtme, gjendjet e rënda dhe mangësitë në gjëra t‟u atribuohen atyre shkaqeve dhe, në këtë mënyrë të ruhet Dinjiteti i Tij. | |||
A është më e lehtë për orëndreqësin të bëjë rrotat e dhëmbëzuara - ingranazhet- e një ore dhe pajisjet e saj dhe pastaj t'i rregullojë e t'i vendosë ato në gjendje të mirë për të formuar orën? | |||
Apo është më e lehtë për atë të bëjë një makineri të jashtëzakonshme në secilën nga rrotat e dhëmbëzuara, dhe pastaj t‟ua lërë bërjen e orës duarve të pajeta të atyre makinerive? A nuk është kjo përtej limiteve të mundësisë? Hajde, gjyko ti me arsyen tënde të padrejtë dhe thuaj! | |||
Dhe a është më e lehtë për një shkrues që ta shkruajё vetë një libër pasi të sjellë gjërat e domosdoshme për shkrim, bojën, penën dhe letrën? | |||
Apo është më e lehtë për atë shkrues që të krijojë një makinë shkrimi të veçantë për atë libër gjë e cila kërkon më shumë art dhe shqetësim se sa libri, dhe pastaj t'i thotë shtypshkronjës së pavetëdijshme: Hajde, ti shkruaje atë!”, dhe vetë të mos ndërhynte? A nuk do të ishte kjo njëqind herë më e vështirë se sa të shkruarit e tij vetë? | |||
Në qoftë se ti thua: Po, është njëqind herë më e vështirë të krijosh një makinë që të shkruajë një libër se sa ta shkruash vetë atë, veçse ama makina e shkrimit -shtypshkronja- është e aftë të botojë mijëra kopje nga i njëjti libër për një kohë të shkurtër dhe ky është mjet për lehtësim? | |||
Përgjigjja: Nëpërmjet fuqisë së Tij Absolute, Skalitësi i parapërjetshëm në mënyrë të vazhdueshme ripërtërin manifestimet e pafundme të Emrave të Tij me qëllim që t‟i shfaqë ato në mënyra gjithmonë të ndryshme. Dhe nëpërmjet kësaj ripërtëritje të vazhdueshme, Ai krijon identitetet dhe tiparet e veçanta në gjëra në një mënyrë të tillë saqë asnjë mesazh i të Adhuruarit të Përjetshëm apo libër Hyjnor nuk mund të jetë i njëjti si ndonjë libër tjetër, dhe asnjë krijesë nuk i ngjason plotësisht një krijese tjetër. Prandaj, secila do të ketë tipare të ndryshme me qëllim që të shprehin kuptime të ndryshme. | |||
Në qoftë se ke sy, shikoje fytyrën e njeriut, që të shohësh se qysh nga koha e Ademit a.s. e deri sot dhe madje deri në paspërjetësi, së bashku me përshtatshmërinë e organeve të tyre esenciale -kryesore- çdo fytyrë ka shenjë dalluese në lidhje me të gjitha fytyrat e tjera; ky është një fakt i sigurtë. | |||
Prandaj çdo fytyrë mund të mendohet si një libër i ndryshëm; ai është një libër i pavarur në vetvete nga të tjerët.. Dhe me qëllim që ta nxjerrësh, ta botosh këtë libër të veçantë dhe për të vendosur artin mjeshtëror dhe rregullimin, do të bëhej e domosdoshme ekzistenca e grupit të plotë të shkronjave të alfabetit dhe përshtatja e tyre në madhësi me të, dhe do të kërkohej rradhitja e këtyre shkronjave në vendet e tyre prej pllakës së rradhitjes që të plotësohet një vepër e veçantë në këtë mënyrë që të jetë ndryshe nga hartimet e të tjerëve. | |||
Dhe kjo çështje do të bënte të domosdoshme të sjellësh lëndët e veçanta për shpikjen e saj, pastaj t‟i vendosësh në vendet e tyre të posaçme, pastaj të përfshish të gjitha elementet për ndërtim që kërkon ekzistenca e kësaj fytyre në vetë fytyrën, dhe kjo padyshim kërkon një uzinë, punishte të pavarur posaçërisht për të, domethënë për një shtypshkronjë të posaçme në të gjitha gjërat e saj për çdo fytyrë. | |||
Pastaj a nuk ka nevojë kjo shtypshkronjë e veçantë -duke supozuar ekzistencën e saj për një organizim të veçantë, për një rregullim të posaçëm, atëherë edhe vetë çështja e botimit- duke lënë vënien në rregull të shkronjave dhe rradhitjen e tyre, edhe kjo ka nevojë gjithashtu për organizim?.. | |||
Atëherë substancat që formojnë trupin e qënieve të gjalla, krijimi i të cilave është njëqind herë më e vështirë se sa ajo e rradhitjes dhe e rregullimit të lëndëve të shtypshkronjës; sjellja e këtyre lëndëve prej vendeve të botës brenda llogaritjeve e përpjesëtimeve të veçanta e me balanca të holla. Pastaj rradhitja e tyre sipas kërkesave të nevojës së saj dhe së fundi vendosja e tyre nën dorën e asaj shtypshkronje.. ky zinxhir i gjatë procesesh, domethënë me qëllim që të bëhen të gjitha këto gjëra, ka nevojë, para së gjithash, për dikë që të krijojë atë shtypshkronjë të supozuar, dhe kjo është vetëm fuqia krijuese e Krijuesit të Gjithëfuqishëm dhe Vullneti i Tij depërtues. | |||
Kështu, mundësia e qënies së natyrës si të ishte shtypshkronjë është një bestytni krejtësisht e pakuptim..! | |||
Atëherë, ashtu si krahasimet e orës e të librit që pamë më parë, Krijuesi i Gjithëlavdishëm, i Cili është i Plotëfuqishëm mbi të gjitha gjërat, ka krijuar shkaqet dhe pasojat. Nëpërmjet Urtësisë së Tij, Ai e lidh pasojën tek shkaku. Nëpërmjet vullnetit të Tij, Ai ka përcaktuar Natyrën e qënieve dhe i ka bërë ato një pasqyrë që reflekton manifestimet e Sheriatit më të madh, Sheriatit të krijimit, i cili përbëhet nga ligje Hyjnore të cilat lidhen me organizimin e çështjeve të universit. Dhe nëpërmjet Fuqisë së Tij, Ai e ka krijuar fytyrën e asaj natyre e cila ka marrë një ekzistencë të jashtme dhe i ka krijuar gjërat mbi atë natyrë, dhe i ka përzier ato me njëra-tjetrën me urtësinë më të plotë. | |||
A është më e lehtë të pranosh këtë fakt, i cili është konkluzioni i shumë provave të arsyeshme të panumërta, të cilat të detyrojnë deri në shkallën e domosdoshmërisë, apo t‟u japësh mjetet e panumërta dhe pajisjet e domosdoshme për ekzistencën e çdo gjëje, dhe t‟ua atribuosh ato punë, të cilat kryhen me urtësi e mendjemprehtësi, vetë gjërave? Apo t‟ua atribuoni atyre, që ju i quani „Natyrë‟ dhe „Shkaqe‟ të cilat janë lëndë të pajeta, të pavetëdijshme të krijuara, të modeluara e të thjeshta? A nuk është kjo krejtësisht përtej limiteve të mundësisë? Ne ta lëmë ty të vendosësh, me mendjen tënde të paarsyeshme! | |||
Adhuruesi i Natyrës, ai mohues, përgjigjet duke thënë: | |||
“Meqenëse ti më fton mua të jem i drejtë dhe i arsyeshëm, unë duhet të pranoj se rruga e gabuar që unë kam ndjekur deri tani, ashtu siç është një pamundësi e qindfishtë, po ashtu ajo është tej mase e dëmshme dhe e shëmtuar. Gjithkush që ka sa një grimcë vetëdije do ta kuptonte nga analizat e tua të lartëpërmendura se t‟ua atribuosh artin e krijimit shkaqeve dhe Natyrës është krejtësisht e pamundur dhe e papranueshme, dhe që t‟ia atribuosh të gjitha gjërat drejtpërdrejtë Ekzistuesit të Vetëm të Domosdoshëm është e domosdoshme dhe e arsyeshme. Unë falënderoj Allahun i Cili më udhëzoi mua në këtë besim. | |||
“Unë besoj tek Allahu”. Por, kam vetëm një dyshim: | |||
“Unë besoj se Allahu i Plotëfuqishëm është Krijuesi, Krijuesi i gjithçkaje, por unë pyes: | |||
Çfarë do ta dëmtonte madhështinë e Tij dhe çfarë do ta dëmtonte Sovranitetin e Hyjnisë së Tij në qoftë se do t‟u jepnim ndonjë lavdërim apo vlerësim disa shkaqeve të pjesshme në krijimin e disa gjërave të pjesshme e të papërfillshme? A mos vallë kjo do ta zvogëlonte Sovranitetin e Tij në ndonjë mënyrë?” | |||
'''Përgjigjja:''' Ashtu siç e kemi provuar në mënyrë përfundimtare në pjesët e tjera të Risale-i Nurit, shenja e sundimit është se ai refuzon e mohon ndërhyrjen. Sundimtari më i papërfillshëm ose ndonjë nëpunës zyrtar nuk do të pranonte e nuk do të toleronte as ndërhyrjen e të birit të tij brenda sferës së sundimit të tij. Madje përfytyrimi i ndërhyrjes në sundim i shtyu disa mbretër që të vrisnin fëmijët e tyre të pafajshëm pavarësisht se ata kishin diçka nga devocioni e drejtësia, gjë e cila demonstron se sa themeltar është ky ligj i refuzimit të ndërhyrjes në sundim. Ky ligj sundon Çdo gjë duke filluar nga dy guvernatorë që rivalizojnë për të administruar një qytet të vogël deri tek dy mbretër që rivalizojnë për të sunduar në një vend. Dhe gjithashtu ka treguar në një mënyrë që s‟lë dyshim, “ligjin e ndalimit të pjesëmarrjes” të cilin e kërkon medoemos pavarësia e sundimit dhe ka sqaruar influencën dhe forcën e tij gjatë historisë së gjatë njerëzore gjë që ka çuar në përmbysje, trazira, vrasje, internime e në gjakderdhje. | |||
Kështu, në qoftë se sensi i sundimit dhe i sovranitetit, i cili është vetëm një hije në qëniet njerëzore, të cilët janë të pafuqishëm dhe në nevojë për ndihmë, e refuzon ndërhyrjen deri në këtë shkallë, parandalon ndërhyrjen e të tjerëve, nuk pranon pjesëmarrjen në sovranitetin e tij, atëherë në qoftë se ti ke mundësi, krahasoje këtë me Sundimtarin Absolut, sovraniteti i të Cilit është tek shkalla e Hyjnisë, sundimi i të Cilit është tek shkalla e Hyjnisë, pavarësia absolute e të Cilit është tek shkalla e Njësisë, që mungesa absolute e nevojës për të tjerët është në shkallën e fuqisë Absolute, dhe kupto se çfarë kërkese e domosdoshme dhe çfarë domosdoshmërie e pashmangshme e atij sundimi është ky mohim i ndërhyrjes, ndalimi i pjesëmarrjes dhe dëbimi i ortakëve. | |||
Tani, bëj krahasime midis sundimit të njeriut që është i kufizuar, i ngushtë dhe i nevojshëm për ndihmën e të tjerëve dhe midis sundimit absolut të Allahut i Cili nuk ka nevojë për askënd, që është mbisundues dhe i Gjithanshëm. | |||
'''Lidhur me pjesën e dytë të dyshimit tënd, ti the:''' “Në qoftë se ndonjë adhurim prej disa gjërave të pjesshme do t‟u drejtohej disa shkaqeve, çfarë mangësie do t‟i shkaktonte adhurimit të të gjitha qënieve, duke filluar nga grimcat për tek planetët, adhurim i cili i drejtohet Ekzistuesit të Vetëm të domosdoshëm, të Adhuruarit të Vetëm Absolut?” | |||
'''Përgjigjja:''' Krijuesi i Gjithurtë i universit e bëri universin si një pemë me qënie të vetëdijshme si frutat e saj më të plotë dhe, midis qënieve të vetëdijshme e bëri njeriun frutin e saj më gjithëpërfshirës. Dhe fruti më i rëndësishëm i njeriut, madje rezultati i krijimit të tij, qëllimi i natyrës së tij dhe fruti i jetës së tij janë falënderimet e Tij dhe adhurimi. | |||
''' | |||
A do të ishte e mundur me arsye që Ky Sundimtar Absolut, Ky Sovran i pavarur dhe i Vetmi në Unitet, i Cili krijoi universin me qëllim që ta bëjë Vetveten të njohur e të dashur, t‟ua jepte të tjerëve njeriun, frutin e të gjithë Universit dhe falënderimet dhe adhurimet e njeriut, frutin më të lartësuar të Tij. Krejtësisht në kundërshtim me Urtësinë e Tij, a do ta bënte të kotë e pa qëllim rezultatin e krijimit dhe frutin e Universit? Ruajna Zot! A do ta pranonte Ai që t‟ua jepte të tjerëve adhurimin e krijesave në një mënyrë që do të mohonte Urtësinë dhe Hyjninë e Tij? Dhe megjithëse Ai demonstron nëpërmjet akteve të Tij se Ai dëshiron ta bëjë Vetveten të njohur e të dashur në një shkallë të pakufishme, a do të mund t‟i bënte Ai krijesat e Tij më të plota ta harronin Atë duke ua dorëzuar shkaqeve falënderimet e tyre dhe mirënjohjen, dashurinë dhe adhurimin, dhe t‟i bënte ato të mohonin qëllimet e larta në univers? | |||
“O shok që e ke braktisur adhurimin e Natyrës! Tani duhet që të | |||
flasësh ti!” të cilës ai iu përgjigj: | |||
“Lavdi Zotit, tani këto dy dyshimet e mia janë larguar. Dhe dy provat e tua lidhur me Unitetin Hyjnor të cilat demonstrojnë se i Adhuruari i Vetëm i Vërtetë është Ai dhe asgjë përveç Tij nuk është i denjë për adhurim janë aq të ndritshme e të fuqishme saqë janë të pamohueshme; t‟i mohosh ato do të kërkonte aq shumë arrogancë e kryeneçësi sa të mohoje diellin dhe ditën”. | |||
< | <span id="Hâtime"></span> | ||
== PËRFUNDIM == | |||
</ | |||
Personi, i cili braktisi Natyralizmin ateist dhe hyri në besim, tha: “EL-Hamdu Lil-lah” Lavdi Zotit” Unë nuk kam më asnjë dyshim, por unë akoma kam ca pyetje rreth të cilave jam kureshtar”. | |||
'''Pyetja e Parë''' | |||
“Ne dëgjojmë shumë njerëz dembelë dhe ata që neglizhojnë në kryerjen e pesë faljeve të përditshme të thonë: “Çfarë nevoje ka Allahu i Plotëfuqishëm për adhurimin tonë që në Kur‟an Ai me ashpërsi e me ngulmim i qorton ata të cilët heqin dorë nga adhurimi dhe i kërcënon me një ndëshkim të tmerrshëm si Ferri? Si mund të harmonizohet e të bëhet koherent ky stil -tepër kërcënues ndaj një gabimi të pjesshëm e të papërfillshëm- me stilin e tij të mrekullueshëm i cili është i moderuar, i butë, i qetë dhe i mirë në vende të tjera? | |||
'''Përgjigjja:''' Në të vërtetë, Allahu i Plotëfuqishëm nuk ka nevojë për adhurimin tuaj dhe as për asgjë tjetër absolutisht. Por ti, njeri, je ai që ke nevojë për të bërë adhurim, sepse në të vërtetë ti je i sëmurë në kuptim. Ashtu siç e kemi provuar në shumë pjesë të Risale-i Nurit, adhurimi është një lloj ilaçi për plagët shpirtërore. Në qoftë se dikush që është sëmurë do t‟i përgjigjej ndonjë doktori të dhembshur e të mëshirshëm i cili ngulmon që i sëmuri të marrë ilaçe të cilat janë të dobishme për gjendjen e tij duke i thënë: “Çfarë nevoje ke ti për këtë ilaç derisa po ngulmon kaq shumë për ta përdorur? Ju mund ta kuptoni se sa absurde do të ishte kjo fjala e tij. | |||
Sa për kërcënimet e ashpra dhe ndëshkimet e rrepta të Kur‟anit lidhur me braktisjen e adhurimit, ato mund t‟i ngjasojnë një mbreti i cili me qëllim që të mbrojë të “drejtat” e nënshtetasve, do t‟i jepte ndëshkim të rreptë një njeriu të zakonshëm i cili ka bërë një krim që prek të drejtat e të tjerëve. | |||
Në të njëjtën mënyrë Sulltani i Parapërjetshëm e i Paspërjetshëm e ndëshkon rreptë atë që braktis adhurimin dhe faljet rituale, sepse ai shkel e dhunon në kuptim të drejtat e qënieve, të cilat janë si nënshtetëset e Atij Sulltani të Përjetshëm, dhe në fakt ai vepron padrejtësisht ndaj tyre, sepse plotësimet e qënieve manifestohen nëpërmjet lavdërimit dhe adhurimit të kryera nga ai aspekt i tyre që orientohet drejt Krijuesit të tyre të Gjithurtë. Ai që e braktis adhurimin nuk e shikon adhurimin e qënieve dhe as nuk do të jetë në gjendje ta shohë. | |||
Madje ai e mohon atë. Për më tepër, qëniet zënë një pozitë të lartë nëpërmjet adhurimit dhe tesbihatit të tyre, dhe secila prej tyre është një mesazh i lartë i të Adhuruarit të përjetshëm dhe si një pasqyrë për reflektimin e Emrave Dritëdhënës të Krijuesit të saj. Ai, me këtë mohim, i zbret qëniet nga pozitat e tyre të larta dhe i shikon ato si të parëndësishme, të pajeta, pa qëllim dhe pa detyra dhe, në këtë mënyrë, ai i fyen ato, i mohon, i përçmon dhe shkel e cënon plotësimet e tyre. | |||
Po, gjithësecili shikon botën në paqyrën e vet. Allahu i Plotëfuqishëm e krijoi njeriun në një formë me të cilën mund ta masë universin dhe mund ta vlerësojë me peshat e saj. Dhe Ai i dha njeriut një botë të veçantë prej kësaj bote të madhe. Këtë botë të veçantë Ai e ngjyros për të në përputhje me besimin e tij të sinqertë. | |||
Për shembull, një person i dëshpëruar, dhe ankues e vajtues i shikon qëniet si vajtuese dhe në pikëllim, kurse një njeri gazmor optimist dhe i hareshëm e shikon universin si të gëzuar e të buzëqeshur. Një njeri reflektues, meditues i dhënë pas adhurimit dhe tesbihateve në mënyrë serioze zbulon e shikon deri diku adhurimin dhe tesbihatet e qënieve, madje mund t‟i shohë ato si një realitet ekzistues i sigurt. Ndërsa ai që e braktis adhurimin nga pakujdesia ose që e mohon atë, ai do t‟i imagjinonte qëniet në mënyrë shumë të gabuar në një mënyrë krejtësisht në kundërshtim e në opozitë me realitetin e plotësimeve të tyre, duke shkelur kështu të drejtat e tyre. | |||
Për më tepër, ai që braktis namazin i bën gjithashtu padrejtësi vetvetes nëpërmjet lënies së tyre, pasi ai nuk është pronar i vetes së tij; ai, nefsi, është një rob i Pronarit të Tij të vërtetë, i Krijuesit dhe i Përkrahësit të tij. Pronari i tij lëshon kërcënime të rrepta me qëllim që të mbrojë të drejtat e robit të Tij nga nefsi urdhërues për të liga. Gjithashtu, meqenëse ai e ka braktisur adhurimin, i cili është rezultati i krijimit të tij dhe qëllimi i natyrës së tij, ky është si një akt agresioni kundra Urtësisë Hyjnore dhe vullnetit Hyjnor dhe, prandaj ai merr ndëshkim. | |||
'''Shkurtazi:''' Ai që braktis adhurimin, i bën padrejtësi edhe vetes së tij, që është robi dhe krejtësisht pronë në pronësi të Allahut të Plotëfuqishëm, dhe bën padrejtësi e shkel të drejtat e plotësimeve të universit. | |||
''' | |||
Sigurisht, ashtu si mosbesimi që është një fyerje ndaj qënieve, po ashtu braktisja e adhurimit është një mohim i plotësimeve të Universit. Dhe meqenëse ky është një akt agresioni kundra Urtësisë Hyjnore, ai meriton kërcënime të rrepta dhe dënim të ashpër. | |||
Kështu, për t‟i shprehur këtë meritim dhe faktet e lartëpërmendura që zgjedh Kur‟ani i shpjegimit të mrekullueshëm në mënyrë të mrekullueshme, stili i rreptë i cili është në përshtatje me parimet e elokuencës, u korrespondon kërkesave të situatës. | |||
'''Pyetja e Dytë''' | |||
Personi, i cili pati braktisur Natyralizmin dhe që hyri në besim, përsëri pyeti: | |||
“Është një e vërtetë e madhe se çdo qënie varet nga Vullneti Hyjnor dhe nga Fuqia Hyjnore në çdo aspekt; në të gjitha funksionet e saj, në cilësitë dhe në veprat. Për shkak të madhështisë e të gjërësisë së saj, mendjet tona të ngushta nuk mund ta kapin atë. | |||
Megjithatë, bollëku i pafundmë që ne shohim përreth nesh, dhe lehtësia e pakufishme në krijimin e në formimin e gjërave dhe, kollajllëku i pafundmë e lehtësia në rrugën e Unitetit, e cila u vërtetua nëpërmjet provave të tua më parë, dhe lehtësia e pafundme që vërsetet e Kur‟anit si këto që vijojnë demonstrojnë qartë dhe shpjegojnë se | |||
مَا خَل۟قُكُم۟ وَلَا بَع۟ثُكُم۟ اِلَّا كَنَف۟سٍ وَاحِدَةٍ وَمَٓا اَم۟رُ السَّاعَةِ اِلَّا كَلَم۟حِ ال۟بَصَرِ اَو۟ هُوَ اَق۟رَبُ | |||
< | “Krijimi i ju të gjithëve dhe ringjallja e ju të gjithëve janë si (krijimi e ringjallja) e një njeriu të vetëm”,(<ref>Kur‟an, 31:28</ref>) dhe “...Dhe çështja e orës (çastit të fundit) është sa një „hap e mbyll sytë‟ ose edhe më afër”;(<ref>Kur‟an, 16:77</ref>) ato e tregojnë këtë të vërtetë madhështore të jetë një çështje që është më e pranueshmja dhe më e arsyeshmja. Cila është arsyeja dhe sekreti i kësaj lehtësie? | ||
</ | |||
< | '''Përgjigjja:''' Kjo çështje u sqarua në mënyrën më të qartë, më vendimtare e bindëse në shpjegimin e, وَهُوَ عَلٰى كُلِّ شَى۟ءٍ قَدٖيرٌ “Dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për të gjitha gjërat” i cili formon frazën e Dhjetë të Letrës së Njëzet. Madje ajo në mënyrë të veçantë, demonstroi më qartë tek shtojca e asaj letre se kur u atribuohen Një Krijuesi të Vetëm, të gjitha qëniet bëhen aq të lehta sa një qënie e vetme. Kurse në qoftë se nuk i atribuohet Atij të Vetmit në Unitet, krijimi i një krijese të vetme bëhet aq e vështirë sa ajo e të gjitha qënieve dhe, një farë do të bëhej aq problematike sa një pemë. | ||
Kur i atribuohen Krijuesit të tyre të Vërtetë, Universi bëhet aq i lehtë e pa shqetësim sa një pemë, pema aq e lehtë sa një farë, Parajsa aq e lehtë sa pranvera dhe pranvera aq e lehtë sa një lule. Ne tani do të shpjegojmë shkurt një ose dy dëshmi prej qindra dëshmive që janë shtjelluar në detaje në pjesët e tjera të Risale-i Nurit; ato dëshmi shpjegojnë misteret dhe shembujt e urtësisë në bollëkun e dukshëm e të pakufishëm dhe në shumicën e qënieve, lehtësinë e numrit të madh të individëve në çdo specie dhe faktin se qëniet e mirërregulluara, të punuara me mjeshtëri të lartë artistike dhe të vlefshme vijnë në ekzistencë me një shpejtësi shumë të madhe dhe me lehtësi të skajshme. | |||
Për shembull, drejtimi i njëqind ushtarëve nën komandën e një oficeri të vetëm është njëqind herë më e lehtë se sa drejtimi i një ushtari të vetëm nën komandën e njëqind oficerëve. | |||
Dhe kur çështja e pajisjes së një ushtrie të plotë me pajimet e domosdoshme ushtarake i ngarkohet një qendre të vetme me një ligj të vetëm, një uzine të vetme dhe komandës që lëshon një komandant i vetëm, atëherë kjo do të ishte aq e lehtë dhe e kollajtë, përsa i përket sasisë dhe shumicës, sa lehtësia e pajisjes së një ushtari të vetëm. Ndërsa në qoftë se pajisja e një ushtari të vetëm me pajimet e domosdoshme ushtarake do t'u referohej qendrave të shumta, uzinave të shumta dhe komandantëve të shumtë, kjo do të bëhej aq e vështirë sa pajisja e një ushtrie të plotë, sepse me qëllim që të pajisësh një ushtar të vetëm, do të kërkonte aq shumë fabrika aq sa janë të domosdoshme për një ushtri të plotë. | |||
Përsëri, meqenëse nëpërmjet misterit të unitetit, domosdoshmëritë jetike të një peme sigurohen nëpërmjet një rrënje, një qendre dhe një ligji, ajo prodhon mijëra fruta me aq lehtësi sa një frut i vetëm; kjo është e qartë për shikimin. Ndërsa në qoftë se Uniteti ndryshohet me shumësinë dhe të gjitha domosdoshmëritë jetike për secilin frut do të siguroheshin nga vende të ndryshme, atëherë prodhimi i secilit frut do të bëhej aq i vështirë sa prodhimi i të gjithë pemës. Dhe madje të prodhosh një farë të vetme, e cila është një model dhe indeks i pemës, do të bëhej aq e vështirë sa pema, sepse të gjitha domosdoshmëritë jetike për jetën e pemës janë të domosdoshme edhe për farën gjithashtu. | |||
Kështu, ndodhen qindra shembuj si këto të cilët tregojnë se është më e lehtë për mijëra qënie që të vijnë në ekzistencë nëpërmjet Unitetit se sa për një qënie të vetme për të ardhur në ekzistencë nëpërmjet shumësisë dhe të përshkruarit ortakë me Zotin xh.sh.. | |||
Meqenëse kjo e vërtetë është provuar me siguri absolute në pjesët e tjera të Risale-i Nurit, ne ua referojmë ato, dhe këtu vetëm do të shpjegojmë një mister të madh që lidhet me këtë lehtësi e kollajllëk nga këndvështrimi i Njohjes Hyjnore, i Kaderit Hyjnor dhe i Fuqisë Hyjnore, dhe ky mister është ky: | |||
Ti je një qënie. Në qoftë se ti ia atribuon veten tënde të Gjithëfuqishmit me fuqi Absolute, Ai të krijon ty nga asgjëja me një urdhër të vetëm dhe me fuqinë e Tij Absolute për një çast, si ndezja e një fije shkrepëseje. Por në qoftë se nuk do t‟ia dorëzoje veten Atij, por ia atribuon „Natyrës‟ dhe shkaqeve fizike, atëherë do të bëhej e domosdoshme, për të të krijuar ty, një punë e hollë, të shoshisësh me një shoshë të hollë universin dhe elementet e tij dhe të grumbullosh në masë të saktë e të drejtëpeshuar nga të gjitha qoshet e universit substancat prej të cilave përbëhet trupi yt, sepse ti je një përmbledhje e mirorganizuar e universit, je fruti i tij i shijshëm, indeksi i tij i zvogëluar dhe lista e universit. | |||
Sepse shkaqet materiale vetëm grumbullohen e renditen. Është konfirmuar nga njerëzit e arsyes se shkaqet fizike nuk mund të krijojnë atë çfarë nuk është e pranishme në to; nga mosqënia e nga asgjëja. Prandaj ato do të detyroheshin të grumbullonin lëndët e domosdoshme të trupit të një qënieje të gjallë të vogël nga të gjitha vendet e botës. | |||
Kuptoje nga kjo lehtësinë absolute në Unitet e në Njësi, dhe çfarë vështirësish qëndrojnë në çudhëzim dhe në të atribuuarit ortakë Krijuesit! | |||
Ndodhet një lehtësi absolute në krijimin dhe në sjelljen në ekzistencë që buron nga këndvështrimi i “Njohjes Hyjnore”, që shpjegimi i saj i hollësishëm është siç vijon: | |||
Kaderi Hyjnor është një lloj prej Njohjes Hyjnore; ai përcakton një masë për çdo gjë, i cili është si një kallëp i tij jolëndor dhe i veçantë; masa e paracaktuar është si një plan ose si një model për qënien e gjësë. Kur fuqia Hyjnore krijon, ajo vepron kështu me një lehtësi të skajshme në përputhje me masën e paracaktuar. | |||
Në qoftë se gjëja nuk i atribuohet të Gjithëfuqishmit të Vetëm të Gjithëlavdishëm, i Cili Zotëron një Njohje gjithëpërfshirëse të pafundme të parapërjetshme, ashtu siç u përshkrua lart, shfaqen jo vetëm mijëra vështirësi, por qindra pamundësi; sepse në qoftë se nuk do të ishte masa e paracaktuar e cila ekziston në Njohjen Hyjnore, mijëra kallëpe fizike me ekzistenca të jashtme duhet të viheshin në shërbim në trupin e madje të një qënieje të vockël. | |||
Atëherë kupto nga kjo një mister prej mistereve të lehtësisë absolute në Unitet e në Njësi dhe vështirësitë e pafundme në çudhëzim e në të përshkruarit ortakë Allahut. Dhe mësoje se çfarë e vërtete e saktë, korrekte dhe e lartësuar shprehet nga vërseti, | |||
وَمَٓا اَم۟رُ السَّاعَةِ اِلَّا كَلَم۟حِ ال۟بَصَرِ اَو۟ هُوَ اَق۟رَبُ “Dhe çështja e Orës (çastit të fundit) është sa një „hap e mbyll sytë‟ ose edhe më afër”.(<ref>Kur‟an, 16:77</ref>) | |||
'''Pyetja e Tretë''' | |||
Armiku i mëparshëm dhe miku i udhëzuar drejt, tani pyeti: „Filozofët‟, të cilët kanë bërë shumë përparime këto ditë, pretendojnë se asgjë nuk krijohet nga hiçi, dhe asgjë nuk asgjësohet prej ekzistencës. “Ka vetëm përbërje të lëndës dhe shpërbërje të saj”! Dhe kjo e drejton këtë univers. A është kjo e saktë?” | |||
'''Përgjigjja:''' Meqenëse filozofët më të avancuar të cilët nuk i shikuan qëniet me dritën e Kur‟anit, panë se formimi dhe ekzistenca e qënieve nëpërmjet Natyrës dhe shkaqeve ishte aq e vështirë sa të jetë e pamundur -ashtu siç u provua lart në shpjegimin e mundësive dhe të pamundësive- dhe këta filozofë u ndanë në dy grupe. | |||
Njëri grup u bë sofist; ata hoqën dorë nga arsyeja e cila është e posaçme për qëniet njerëzore dhe, duke rënë më poshtë se sa kafshët, ata e gjetën më të lehtë të mohonin ekzistencën e universit dhe madje edhe vetë ekzistencën e tyre, se sa të ndjekin rrugën e çudhëzimit, e cila pretendon se shkaqet dhe Natyra kanë fuqinë për të krijuar. Prandaj ata mohuan edhe vetveten, edhe universin dhe ranë në një injorancë absolute. | |||
Grupi i Dytë pa se në çudhëzim, sipas të cilit shkaqet dhe Natyra janë krijues, krijimi madje i një mize apo i një fare hap vështirësi të panumërta dhe kërkon një fuqi të madhe të cilën nuk e kap arsyeja. Prandaj ata u detyruan të mohonin aktin e krijimit dhe të thonin: Asgjë nuk mund të ekzistojë prej asgjësë -të paqenës-”. Duke parë gjithashtu asgjësimin e plotë të jetë i pamundur, ata deklaruan: “Ajo që ekziston nuk mund të shkojë në asgjësi”. | |||
Ata përfytyruan një situatë imagjinare në të cilën përbërja dhe shpërbërja, grumbullimi dhe shpërndarja, ndodhin nëpërmjet lëvizjes së grimcave dhe erërave të rastësisë. | |||
Tani shiko! Ata që e konsiderojnë veten të jenë më të zgjuarit, janë më injorantët e më të çmendurit, dhe mëso nga kjo se sa qesharak, të poshtëruar e injorant e bën çudhëzimi këtë njeri të nderuar, kur ky mohon besimin. (Ne me rolin tonë i pyesim këto:) | |||
Në të vërtetë, Fuqia e Parapërjetshme i krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë; në çdo vit krijon katërqind mijë specie në të njëjtën kohë në faqen e tokës, dhe në gjashtë javë në çdo pranverë ndërton një botë të gjallë me plot art e urtësi se sa vetë bota. Kështu do të ishte më i marrë e më injorant se sa sofistët -grupi i parë lart- të cilët mohojnë aktin e krijimit dhe që e vlerësojnë atë si të pagjasë, ashtu si një lëndë kimike e cila kur përdoret shfaq shkrimin e padukshëm (pra, ajo fuqi krijon me lehtësi absolute si lehtësia e shfaqjes së shkrimit të padukshëm me anë të kalimit sipër tij të një lënde kimike), po ashtu fuqia e parapërjetshme duhet t'u japë ekzistencë të jashtme qënieve, të cilat, ndonëse nga ana e jashtme janë mosekzistuese, ekzistojnë si njohje dhe, planet dhe masat e të cilave janë paracaktuar në Botën e Njohjes së Parapërjetshme. | |||
Këta fatkëqinj janë krejtësisht të pafuqishëm dhe nuk kanë asgjë në dispozicion përveç një aftësie të pjesshme dëshire. Megjithëse fryhen e mburren si Faraonë, ata as nuk mund të asgjësojnë ndonjë gjë dhe as nuk mund të krijojnë diçka prej asgjësë, dhe madje nuk mund të krijojnë as edhe një grimcë të vockël. Dhe kështu, ndonëse asgjë nuk vjen në ekzistencë prej asgjësë tek dora e shkaqeve dhe e Natyrës mbi të cilat ata mbështeten, por nga marrëzia e tyre ata thonë: “Asgjë nuk vjen nga mosqënia dhe asgjë nuk shkon në mosqënie”. | |||
Madje ata përpiqen ta përgjithësojnë e ta shtrijnë këtë parim absurd e të gabuar edhe mbi fuqinë e të Gjithëfuqishmit me fuqi absolute xh.sh.. | |||
Po, i Gjithëfuqishmi absolut i Gjithëlavdishëm ka dy mënyra krijimi: | |||
E Para është nëpërmjet zanafillës -krijimit- dhe shpikjes. | |||
Domethënë, Ai e krijon ekzistencën nga mosekzistenca duke e krijuar nga asgjëja, dhe krijon të gjitha gjërat e domosdoshme për këtë ekzistencë nga mosekzistenca dhe ia dorëzon ato asaj. | |||
E Dyta është nëpërmjet kompozimit -krijimit-, nëpërmjet artit. Domethënë, Ai i formon disa qënie nga elementet e universit me qëllim që të demonstrojë shembuj të hollë urtësie dhe për të shfaqur plotësimet e Urtësisë së Tij dhe manifestimet e Emrave të Tij të bukur.. dhe për shembuj të tjerë të hollë urtësie si këto. Nëpërmjet ligjit të furnizueshmërisë, Ai ua dërgon grimcat dhe lëndën, të cilat janë të varura nga komanda e Tij, këtyre qënieve dhe i vë grimcat në punë në ato. | |||
Po, i Gjithëfuqishmi me fuqi absolute krijon me dy mënyra; Ai krijon edhe nga zanafilla, edhe kompozon -përbën. Të asgjësuarit e asaj që ekziston dhe bërja të ekzistojë atë çfarë nuk ekziston është gjëja më e thjeshtë e më e lehtë për Të. Kjo është një nga ligjet e Tij të qëndrueshme dhe universale. Prandaj, njeriu i cili thotë: “Ai nuk mund t‟i japë ekzistencë asaj që nuk ekziston”, përballë një fuqie e cila në një pranverë bën nga asgjëja të ekzistojnë format dhe cilësitë e treqind mijë qënieve të gjalla, dhe përveç grimcave të tyre, u jep të gjitha kushtet dhe gjendjet e tyre, një njeri i tillë duhet patjetër që vetë të bie në errësirën e mosekzistencës! | |||
Personi i cili e flaku tutje Natyrën dhe që përqafoi të vërtetën tha: | |||
Lavdi Zotit! Dhe falënderime sa numri i grimcave në ekzistencë që kam fituar besim të plotë. Unë kam shpëtuar nga mashtrimi e çudhëzimi. Të gjitha dyshimet janë larguar prej meje. | |||
اَل۟حَم۟دُ لِلّٰهِ عَلٰى دٖينِ ال۟اِس۟لَامِ وَ كَمَالِ ال۟اٖيمَانِ | اَل۟حَم۟دُ لِلّٰهِ عَلٰى دٖينِ ال۟اِس۟لَامِ وَ كَمَالِ ال۟اٖيمَانِ | ||
“Lavdi Zotit për fenë islame dhe për plotësimin e imanit!” | |||
سُب۟حَانَكَ لَا عِل۟مَ لَنَٓا اِلَّا مَا عَلَّم۟تَنَٓا اِنَّكَ اَن۟تَ ال۟عَلٖيمُ ال۟حَكٖيمُ | سُب۟حَانَكَ لَا عِل۟مَ لَنَٓا اِلَّا مَا عَلَّم۟تَنَٓا اِنَّكَ اَن۟تَ ال۟عَلٖيمُ ال۟حَكٖيمُ | ||
</ | |||
“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç‟na ke mësuar Ti. Vërtetë që Vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.(<ref>Kur'an, 2:32</ref>) | |||
düzenleme