64.902
düzenleme
("Po, urtësia e përgjithshme që sundon në univers, e cila është manifestimi më i madh i Emrit Hyjnor '''El-Hakim''', i Gjithurti, rrotullohet rreth boshtit të kursimit dhe mos’harxhimit të tepërt; madje ajo urdhëron për të prishur me ekonomi, me masë." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
("=== Çështja e Katërt ===" içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
||
(Aynı kullanıcının aradaki diğer 29 değişikliği gösterilmiyor) | |||
136. satır: | 136. satır: | ||
Po, urtësia e përgjithshme që sundon në univers, e cila është manifestimi më i madh i Emrit Hyjnor '''El-Hakim''', i Gjithurti, rrotullohet rreth boshtit të kursimit dhe mos’harxhimit të tepërt; madje ajo urdhëron për të prishur me ekonomi, me masë. | Po, urtësia e përgjithshme që sundon në univers, e cila është manifestimi më i madh i Emrit Hyjnor '''El-Hakim''', i Gjithurti, rrotullohet rreth boshtit të kursimit dhe mos’harxhimit të tepërt; madje ajo urdhëron për të prishur me ekonomi, me masë. | ||
Ndërsa Drejtësia e plotë që sundon në univers, e cila buron nga manifestimi më i madh i Emrit Hyjnor '''El-Adl''', i Drejti administron balancën e të gjitha gjërave. Dhe ai e urdhëron njerëzimin për të vendosur drejtësi. | |||
Duke e përmendur fjalën ‘Balancë’ katër herë, këto vërsete në sure Er-Rahman, | |||
وَالسَّمَٓاءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ ال۟مٖيزَانَ اَلَّا تَط۟غَو۟ا فِى ال۟مٖيزَانِ وَاَقٖيمُوا ال۟وَز۟نَ بِال۟قِس۟طِ وَلَا تُخ۟سِرُوا ال۟مٖيزَانَ | |||
< | “Dhe qiellin Ai e ka ngritur lart dhe Ai ka vendosur Baraspeshën”, “Me qëllim që ju të mos e tejkaloni Baraspeshën”, “Dhe përmbajuni peshojës me paanësi dhe mos e cënoni peshojën”(<ref>Kur’an, 55: 7-9</ref>) | ||
</ | |||
tregojnë katër shkallë dhe katër lloje të balancës, duke treguar madhësinë e saj, rëndësinë më të lartë dhe vlerën e saj më të madhe në univers. | |||
Po, ashtu siç nuk ka harxhim të tepërt në asgjë, po ashtu nuk ka padrejtësi të vërtetë dhe çekuilibrim. Pastërtia dhe pastrimi që burojnë nga manifestimi më i madh i Emrit Hyjnor '''El-Kuddus''' i pastron dhe i bën të bukura të gjitha qëniet në univers. Për sa kohë që dora e papastër e njeriut të mos ndërhyjë, nuk ka papastërti reale apo shëmti në ndonjë gjë. | |||
Kështu, ju mund të kuptoni se sa themelore për jetën e njeriut janë parimet e ‘Drejtësisë’, kursimit dhe pastërtisë, të cilat janë të vërtetat e Kuranit dhe parimet islame. Dhe dijeni se sa të lidhura ngushtë me universin janë urdhëresat e Kuranit, duke shpërndarë rrënjët e tyre të forta në çdo vend, dhe se do të ishte e pamundur që t’i shkatërrosh ato të vërteta, ashtu siç është e pamundur që ta shkatërrosh universin dhe ta ndryshosh formën e tij. | |||
A do të ishte e mundur që megjithëse qindra nga këto të vërteta gjithëpërfshirëse si këto tre drita të gjëra, të tilla si Mëshira, mirësia dhe ruajtja, mbikëqyrja, të cilat kërkojnë e bëjnë të domosdoshme ringjalljen e të vdekurve dhe Ahiretit; të vërteta të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse si mëshira, përkujdesja, drejtësia, urtësia, kursimi dhe pastërtia, të cilat sundojnë në univers dhe tek të gjitha qëniet, a do të ishte e mundur që këto të transformoheshin në mosmirësi, në tirani, në mungesë urtësie, në harxhim të tepruar, në papastërti dhe në kotësi nëpërmjet mosndodhjes së Ringjalljes dhe mosardhjes së Ahiretit? | |||
Ruajna Zot! Një mijë herë, Ruajna Zot! | |||
A do të ishte e mundur që një mëshirë dhe një urtësi e tillë të cilat me mëshirë ruajnë të drejtat e jetës së një mize, të shkelnin të drejta të pallogaritshme të jetës së të gjitha qënieve të vetëdijshme dhe të drejtat e panumërta të qënieve të panumërta, duke mos shkaktuar Ringjalljen? | |||
Dhe në qoftë se do të lejohej shprehja, a do të ishte e mundur për Një Hyjni Madhështore e cila shfaq një ndjeshmëri të pafundme dhe një kujdes të tillë në mëshirën e saj, në dhembshurinë, në drejtësinë dhe në urtësinë dhe një sovranitet Hyjnor i Cili zbukuron universin me aktet e Tij të mrekullueshme të Pafundme dhe me mirësitë me qëllim që të shfaqë plotësimet e Tij dhe që ta bëjë Vetveten të njohur e të Dashur, -a do- të lejonte të mos kishte ringjallje, e cila do të zhvlerësonte në asgjë vlerën e krijesave dhe të gjitha plotësimet e tyre dhe t’i bënte ato të mohoheshin? Ruajna Zot! Një bukuri Absolute e tillë në mënyrë të qartë nuk do të lejonte një shëmti të tillë absolute. | |||
Po, ai që dëshiron të mohojë Ahiretin duhet së pari të mohojë të gjithë botën dhe të gjitha të vërtetat e saj. Përndryshe, bota së bashku me të gjitha të vërtetat e saj do ta përgënjeshtronin atë me qindra e mijëra gjuhë, duke provuar natyrën e tij si gënjeshtari më i madh. Fjala e Dhjetë provon me dëshmi të sigurta se ekzistenca e Ahiretit është aq e sigurtë dhe e padyshimtë sa ekzistenca e kësaj bote. | |||
'''E cila aludon për të Tretën e Gjashtë Dritave të Emrit më të madh, Emri Hyjnor, El-Hakem, I Dituri''' | |||
< | <span id="Üçüncü_Nükte"></span> | ||
== PIKA E TRETË == | |||
</ | |||
< | اُد۟عُ اِلٰى سَبٖيلِ رَبِّكَ بِال۟حِك۟مَةِ “Ftoji në udhën e Zotit tënd me urtësi...” (<ref>Kur‟an, 16:125</ref>) | ||
</ | |||
[Një manifestim i Emrit Hyjnor El-Hakem, I Dituri, i Cili është një Emër më i madh i Allahut xh.sh. ose njëri nga Gjashtë dritat e Emrit më të madh, dhe një pikë e hollë e vërsetit të lartëpërmendur, m‟u shfaq në muajin e Ramazanit ndërsa isha në Burgun Eskishehir. Kjo Pika e Tretë përbëhet nga pesë çështje, dhe formon vetëm një aluzion të tij. Duke u shkruar me shpejtësi të madhe, ajo ka mbetur në gjendjen e draftit të parë.] | |||
< | <span id="Üçüncü_Nükte’nin_Birinci_Noktası"></span> | ||
=== Çështja e Parë === | |||
</ | |||
Ashtu siç është treguar në Fjalën e Dhjetë, manifestimi më i madh i Emrit Hyjnor '''El-Hakem''', I Dituri e ka bërë universin si një libër, në çdo faqe të të cilit janë shkruar qindra libra, në çdo rresht të të cilit janë përfshirë qindra faqe, në çdo fjalë të tij janë qindra rreshta, në çdo shkronjë të tij janë qindra fjalë dhe në çdo pikë të të cilit gjendet një indeks i shkurtër i librit.. Ky libër me faqet e tij, me rreshtat dhe madje edhe me pikat e tij tregon me një qartësi të tillë të shndritshme - nëpërmjet qindra aspekteve- Formëdhënësin dhe shkruesin e tij, saqë ai libër i madh i universit dëshmon dhe e provon ekzistencën e unitetit të shkruesit të tij në një shkallë më të madhe se sa e tregon libri ekzistencën e vet. Sepse në qoftë se një shkronjë e vetme e tregon ekzistencën e vet dhe e shpreh vetveten me masën e një shkronje, ajo e tregon dhe i shpreh cilësitë e shkruesit të saj me masën e një rreshti.. | |||
Po, njëra faqe e këtij libri madhështor është faqja e tokës. Librat sa numri i bimëve dhe i kafshëve duhet të vëzhgohen në këtë faqe në pranverë, njëri brenda tjetrit, së bashku, në të njëjtën kohë, pa gabim, krah për krah dhe në formën më të plotë.. | |||
Një rresht i vetëm i faqes është një kopsht. Ne shohim se në këtë rresht janë shkruar poema të hartuara mirë aq sa numri i luleve, i pemëve dhe i kafshëve, së bashku, njëra brenda tjetrës, krah për krah, dhe pa gabim. | |||
Një fjalë e rreshtit është një pemë e cila i ka çelur lulet e saj, ka lëshuar sythet dhe ka nxjerrë gjethet me qëllim që të prodhojë frutat e saj. Kjo fjalë përbëhet nga pjesë kuptimplota e domethënëse duke lavdëruar e lartësuar të Diturin Hirplotë, Zotërues të Bukurisë, aq sa numri i gjetheve të saj të mirërenditura, i luleve të saj të zbukuruara dhe i frutave të saj të drejtpeshuara, saqë sikur ajo pemë me lule të çelura të ishte një poezi e hartuar mirë duke kënduar lavdërime e lartësime për Mirësitë e Krijuesit të saj, Formëdhënësit të Gjithëlavdishëm. | |||
Dhe sikur i Gjithurti, Zotëruesi i Madhështisë dëshiron që robët e Tij t'i shikojnë veprat antike të mrekullueshme të Tij dhe çudirat e krijesave të Tij të shfaqura në ekspozitën e tokës së mrekullueshme, me mijëra sy. | |||
Sikur ato dhurata të çmueshme, ato dekorata të shtrenjta dhe ato uniforma të holla që i janë dhënë asaj peme prej Allahut të Plotëfuqishëm, i kanë dhënë një formë të bukur e të stolisur, një trajtë të drejtpeshuar e të mirorganizuar, dhe forma domethënëse e të urta me qëllim që t‟i paraqesë ato për shikimin e Mbretit Madhështor dhe për paradën e Tij të përgjithshme për krijesat në pranverë, saqë secila prej luleve dhe frutave të saja dëshmon në mënyra të shumta dhe brenda shumë dëshmive njëra brenda tjetrës për Ekzistencën e Skalitësit të saj, për Emrat e Tij të bukur. | |||
Për shembull, në të gjitha lulet e saj dhe në frutat është një balancim. Balanca është brenda rregullit, dhe rregulli është brenda një organizimi e drejtpeshimi i cili ripërtërihet në mënyrë të vazhdueshme. Organizimi e drejtpeshimi është brenda një arti dhe një zbukurimi, zbukurimi dhe arti janë brenda parfumave domethënëse dhe shijeve të urta. Kështu secila lule e tregon të Diturin e Gjithëlavdishëm sa numri i luleve të asaj peme. | |||
Dhe në pemën, e cila është një Fjalë, dhe frutat e saj që janë si shkronjat e asaj fjale, dhe farërat e frutave sikur të ishin pikat e atyre shkronjave të cilat përmbajnë indeksin dhe programin e të gjithë pemës. Dhe kështu me radhë. | |||
Për të vazhduar të njëjtën analogji, si me pemën, nëpërmjet manifestimit të Emrit '''El-Hakem''', i Dituri dhe '''El- Hakim''', i Gjithurti, të gjitha rreshtat dhe faqet e librit të universit- dhe jo vetëm rreshtat e tij, por të gjitha fjalët e tij, shkronjat dhe pikat janë bërë si mrekulli saqë sikur të mblidheshin bashkë të gjitha shkaqet, ato nuk do të mund ta bënin përngjasimin e një pike të vetme -domethënë si farën- dhe as nuk mund ta kundërshtonin atë. | |||
Po, meqenëse secila prej shenjave krijuese të këtij Kurani madhështor të Universit shfaq mrekulli sa numri i pikave dhe i shkronjave të atyre shenjave, atëherë në asnjë mënyrë nuk mund të ndërhyjnë Rastësia e ngatërruar, forca e verbër dhe natyra e paqëllim, anarkiste dhe e pavetëdijshme në atë balancim të urtë, ndjesore të veçantë dhe në këtë rregull të hollë të karakterizuar nga një ndjeshmëri e lartë. Në qoftë se ato do të kishin ndërhyrë, shenjat e ngatërresës me siguri do të ishin shfaqur. Por nuk shihet asnjë çrregullim apo defekt në ndonjë vend. | |||
< | <span id="Üçüncü_Nükte’nin_İkinci_Noktası"></span> | ||
=== Çështja e Dytë === | |||
</ | |||
Kjo ndahet në dy çështje të tjera: | |||
< | <span id="Birinci_Mesele:"></span> | ||
==== Çështja e Parë: ==== | |||
</ | |||
Ashtu siç është shpjeguar në Fjalën e Dhjetë, është një rregull shumë themelor se “Bukuria e plotë pafundësisht dhe plotësimi i bukur pafundësisht dëshirojnë ta shohin vetveten, ta tregojnë dhe ta ekspozojnë. Si rrjedhojë e këtij rregulli themelor të përgjithshëm, Skalitësi i Parapërjetshëm i librit madhështor të Universit, nëpërmjet universit dhe nëpërmjet të gjitha faqeve të tij, rreshtave dhe madje shkronjave dhe pikave të tij, nëpërmjet gjuhëve të shumta të të gjitha qënieve duke filluar nga më e vogla e të pjesshmeve për tek më e madhja e universaleve, bëjnë të njohur e të dashur bukurinë e plotësimit të Tij dhe përsosmërinë e bukurisë së Tij, bëjnë të njohur Esencën e Tij më të shenjtë, plotësimet dhe Atributet e Tij të larta, shfaqin bukurinë e Tij dhe e bëjnë Esencën e Tij të Dashur. | |||
O Njeri i pavëmendshëm! Ky i Gjithurtë, i Dituri dhe Sunduesi Zotërues i Madhështisë dhe i bukurisë, duke e bërë Veten e Tij të njohur për ty dhe të dashur prej teje nëpërmjet të gjitha krijesave të Tij në këtë mënyrë të shndritshme dhe të pafundme, në qoftë se ti nuk do ta njihje Atë me besim dhe nëse nuk e bën veten tënde të dashur prej Tij me adhurimin tënd, atëherë sa e madhe do të ishte injoranca jote dhe sa humbje e turpshme do të ishte për ty!.. | |||
Prandaj, eja në vete! | |||
< | <span id="İkinci_Noktanın_İkinci_Meselesi:"></span> | ||
==== Çështja e dytë e çështjes së dytë: ==== | |||
</ | |||
Nuk ka absolutisht vend për t‟i përshkruar ortakëri Krijuesit në këtë univers madhështor të cilin e krijoi Autori i Gjithëfuqishëm i Gjithurtë nëpërmjet fuqisë dhe urtësisë së Tij, sepse ekzistenca e një rregulli të përkryer pafundësisht në çdo gjë, nuk do ta lejonte kurrë përshkrimin e ortakërisë me Hyjninë; në qoftë se do të ndërhynin duar të shumta në krijimin e ndonjë gjëje, do të bëhej i dukshëm ndryshimi dhe konfuzioni në atë gjë, ashtu siç do të ngatërroheshin punët në qoftë se do të ndodheshin dy mbretër në një vend, dy guvernatorë në një qytet apo dy kryepleq në një fshat, çrregullimi do të ndodhte në të gjitha çështjet e vendit, qytetit dhe të fshatit. Fakti se edhe nëpunësi më i thjeshtë nuk pranon ndërhyrjen e të tjerëve në detyrat e tij, tregon se karakteristika, veçoria themelore e sundimit është „pavarësia‟ dhe „vetmia‟, të qenurit tek, një. Domethënë, rregulli bën të domosdoshëm unitetin, dhe sundimi bën të domosdoshëm pavarësinë. | |||
Në qoftë se një hije e përkohshme e sundimit tek ky njeri i pafuqishëm e i nevojshëm për ndihmë e refuzon me vrull ndërhyrjen, atëherë si mund ta pranonte ndërhyrjen Sundimi i Vërtetë Absolut i cili është në shkallën e Hyjnisë absolute tek i Gjithëfuqishmi absolut, a nuk do ta refuzonte prerazi ortakërinë? | |||
Në qoftë se do të supozohej se do të kishte pasur ndërhyrje sa një grimcë, do të prisheshin rregulli, harmonia, simetria dhe ekuilibri. | |||
Duke ditur se universi është krijuar në një mënyrë të tillë saqë me qëllim që të krijohet një farë, një fuqi e mjaftueshme për të krijuar një pemë do të ishte e domosdoshme. Dhe me qëllim që të krijohet një pemë, një fuqi e mjaftueshme për të krijuar universin do të ishte e domosdoshme. Dhe në qoftë se do të kishte qenë ndonjë ortakë i cili do të kishte ndërhyrë në univers, ai duhet të kishte ndërhyrë edhe në farën më të vockël. Sepse fara është një shembull i universit. Atëherë dy hyjni të cilat nuk mund të qëndrojnë e të vendosen së bashku në universin e gjërë, do të duhej të vendoseshin në një farë dhe madje në një grimcë të vockël. Dhe kjo është më e pamundura, dhe më e pakuptimta e pamundësive dhe më e rremja e imagjinatave. | |||
Mësoje nga kjo se çfarë kontradikte pafundësisht e madhe, çfarë gabimi dhe çfarë gënjeshtre janë mosbesimi dhe të përshkruarit ortakë me Krijuesin, pasi këto të dyja do të bënin të domosdoshme pafuqinë e të Gjithëfuqishmit absolut i Cili mban qiejt e tokën që të mos bien, në Dorën e të cilit janë frerat e qiejve e të tokës dhe i Cili i drejton ato me balancën e drejtësisë së Tij dhe me rregullin e urtësisë së Tij.. Ato të dyja do të bënin të domosdoshme pafuqinë e Krijuesit xh.sh. madje edhe në një farë të vockël!! | |||
Dhe mësoje se çfarë e vërtete pafundësisht e madhe, çfarë realiteti dhe çfarë vërtetësie është Uniteti Hyjnor, dhe thuaj: | |||
“Të gjitha lavdërimet e falënderimet i takojnë Allahut për besimin!” | |||
< | <span id="Üçüncü_Nokta"></span> | ||
=== | === Çështja e Tretë === | ||
Krijuesi i Gjithëfuqishëm, nëpërmjet Emrit Hyjnor '''El-Hakem''' dhe '''El-Hakim''', i Dituri dhe i Gjithurti ka përfshirë në këtë botë me mijëra botëra të mirorganizuara të mrekullueshme. Brenda atyre botërave, Ai e krijoi njeriun dhe e bëri atë si qendrën e atyre botërave dhe boshtin e tyre; njeriu midis të gjitha krijesave i manifeston më shumë urtësitë e synuara në univers dhe është mjeti më i rëndësishëm për t‟i shfaqur ato. Dhe më të rëndësishmet e shembujve të urtësisë dhe të gjërave të dobishme në sferën e universit shikojnë tek njeriu. Në sferën humane, Ai e bëri rizkun -furnizimin- një qendër; në botën humane; shumica e shembujve të urtësisë dhe të dobive shikojnë e orientohen tek Rizku, furnizimi, dhe bëhen të dukshme e të qarta nëpërmjet tij. Prandaj manifestimet e Emrit Hyjnor '''El-Hakim''', I Gjithurti duken të qarta në formën më të shndritshme tek njeriu nëpërmjet vetëdijes së tij dhe të kënaqësive të Rizkut. Ndërkohë që secila prej qindra shkencave të zbuluara nëpërmjet vetëdijes njerëzore përshkruan vetëm një manifestim të Emrit Hyjnor '''El-Hakem''', I Dituri në njërin prej llojeve, në njërën botë të krijimit. | |||
Për shembull, në qoftë se shkenca e mjekësisë do të pyetej: “Çfarë është universi?” Ajo do të përgjigjej duke thënë: “Është një farmaci jashtë mase e gjërë, e mirorganizuar dhe e përkryer. Të gjitha ilaçet përgatiten e depozitohen në të në mënyrën më të mirë”. | |||
Në qoftë se do të pyetej shkenca e kimisë: Ç‟është globi tokësor? Ajo do të përgjigjej: “Është një laborator kimie i mirorganizuar, i mrekullueshëm dhe i plotë”. | |||
Ndërsa shkenca e inxhinierisë do të përgjigjej: “Ajo është një fabrikë e mirorganizuar krejtësisht e përkryer dhe pa asnjë defekt”. | |||
Dhe shkenca e bujqësisë do të përgjigjej: “Është një fushë pafundësisht prodhuese, e rregullt dhe e mirorganizuar dhe një kopsht i cili prodhon të gjitha llojet e farërave në kohën e kërkuar”. | |||
Shkenca e tregtisë do të përgjigjej: “Është një ekspozitë tregtare madhështore, një treg i mirorganizuar dhe një dyqan i mbushur me artikujt e mallrat më të çmueshme e artistike”. | |||
Shkenca e ekonomisë do të përgjigjej: “Është një depo shumë e mirësistemuar e cila përmban të gjitha furnizimet ushqimore me të gjitha llojet dhe varietetet e tyre”. | |||
Shkenca e dietetikës do të përgjigjej: “Është një kuzhinë Hyjnore në të cilën gatuhen në mënyrën më të rregullt qindra e mijëra prej ushqimeve të shijshme krah për krah me një sistem shumë të mrekullueshëm e të përkryer.” | |||
Shkenca e shërbimit ushtarak do të përgjigjej: “Toka është një kamp ushtarak, megjithëse ndodhen katërqindmijë kombe të ndryshëm në atë ushtri në pranverë, sërish merren nën armë me çadrat e tyre të ngrehura në faqen e tokës; atyre u jepen racionet, uniformat, armët, stërvitja dhe çmobilizimet, të cilat janë të ndryshme për çdo komb, me rregull të përkryer, pa ngatërresë, pa harruar asnjë, nëpërmjet urdhrit, fuqisë dhe mëshirës së Një Komandanti të përgjithshëm, nga mëshira e Tij; ato të gjitha administrohen në mënyrën më të rregullt”. | |||
Dhe në qoftë se do të pyetej shkenca e elektricitetit: “Ç‟është kjo botë? Ajo me siguri do të përgjigjej: “Çatia e këtij pallati madhështor të universit është stolisur me llamba elektrike të panumërta, të mirërregulluara e të drejtpeshuara. Mirëpo rregulli dhe balanca janë aq të mrekullueshme saqë me në krye diellin dhe ato llamba qiellore të cilat janë një mijë herë më të mëdhaja se sa toka, nuk e prishin balancën e tyre, ndonëse ato janë të ndezura vazhdimisht; ato nuk shpërthejnë në flakë. Shpenzimi dhe harxhimi i atyre llambave është i pafund, atëherë nga vijnë të ardhurat e tyre, lënda djegëse, karburanti? Përse nuk sosen dhe nuk mbarojnë ato? Përse nuk prishet ekuilibri me ndezjen e tyre? Duke ditur se drita e një llambe të vogël vaji do të shuhej e do të ikte në qoftë se nuk do të tregohej kujdes për të në mënyrë të rregullt e të vazhdueshme. Shikoje urtësinë dhe fuqinë e të Gjithëfuqishmit dhe të të Gjithurtit të Gjithëlavdishëm, i Cili e krijoi dhe e ndozi diellin, që sipas astronomisë është një milion herë më i(<ref>Ju mund ta llogarisni se sa shumë dru, qymyr ose karburant do të ishin të domosdoshme për sobën ose për llambën e diellit, e cila ngroh pallatin e botës. Sipas llogaritjes së astronomisë, që ai të ndizet për çdo ditë, do të ishte e domosdoshme të kishte turra drush sa një milion toka dhe me mijëra oqeanë vaj. Tani mendo! dhe thuaj SubhanAllah.. MashaAllah.. TebarekAllah.. sa numri i grimcave të diejve përballë madhështisë, urtësisë dhe fuqisë së të Gjithëfuqishmit të Vetëm të Lavdisë, i Cili e bëri atë të japë dritë në mënyrë të vazhdueshme pa lëndë djegëse dhe pa karburant. Autori</ref>) madh se sa toka dhe një milion vite më i vjetër , nuk është shuar dhe vazhdon të jetë i ndezur pa lëndë djegëse, pa qymir apo karburant. | |||
Shqyrtoje këtë dhe thuaj Lavdi Zotit, bëj tesbihate në Emrin e Zotit tënd Madhështor dhe thuaj '''Ma Sha all-llah''', '''Tebarekall-llah''' dhe '''La i lahe il-lall-llah'''.. Çfarë çudirash ka dashur Allahu! I bekuar është Allahu! Nuk ka Zot tjetër përveç Tij! Thuaje këtë sa numri i sekondave të ekzistencës së diellit.. | |||
Nuk ka dyshim se një sistem i mrekullueshëm është ai i cili sundon në këto llamba dritëdhënëse qiellore dhe atyre u kushtohet vëmendje me kujdesin më të madh. Është sikur kaldaja e atyre masave gjigante të shumta të ndezura është Xhehennemi -Ferri- nxehtësia e të cilit nuk mbaron kurrë; Ferri u dërgon atyre nxehtësi pa dritë, kurse makineria dhe uzina qëndrore e atyre llambave elektrike të panumërta është një Xhennet i Përjetshëm -Parajsa; Xhenneti u dërgon atyre dritë dhe ndiçim. Nëpërmjet manifestimit më të madh të Emrit Hyjnor '''El- Hakem''' dhe '''El-Hakim''', i Dituri dhe i Gjithurti, ato vazhdojnë të jenë të ndezura në mënyrën më të rregullt. | |||
< | Dhe kështu, nëpërmjet dëshmisë së sigurt të qindra shkencave si këto, universi është zbukuruar me shembuj të panumërt urtësie, qëllimi dhe gjërash të dobishme brenda një rregulli të përkryer dhe pa të meta. | ||
Dhe rregulli dhe urtësia e dhënë nëpërmjet asaj urtësie të mrekullueshme dhe gjithëpërfshirëse për tërësinë e universit janë përfshirë në masa më të vogëla në fara dhe në krijesat e gjalla të vockëla. | |||
Është e qartë dhe e vetëkuptueshme se qëllimet, synimet, shembujt e urtësisë dhe dobitë mund të ndodhin nëpërmjet zgjedhjes, dëshirës, qëllimit dhe vullnetit, dhe jo nëpërmjet ndonjë mënyre tjetër. Dhe ashtu siç nuk mund të jenë ato vepra e shkaqeve të pavetëdijshme dhe të Natyrës, të cilave u mungon dëshira, zgjedhja dhe qëllimi, po ashtu ato nuk mund të ndërhyjnë në to. Domethënë, nuk mund të përshkruhet se sa injorancë e jashtëzakonshme dhe sa marrëzi do të ishte të mos njohësh apo të mohoje Krijuesin e Gjithurtë, Vepruesin me zgjedhje, për të Cilin tregojnë universi dhe të gjitha qëniet e tij të panumërta nëpërmjet rregullit të tyre të pafundmë dhe shembujve të urtësisë që ato përmbajnë. | |||
Po, në qoftë se ndodhet ndonjë gjë që të habit në botë, ajo është një mohim i tillë. Sepse aspektet e pafundme të rregullit dhe të shembujve të urtësisë në qëniet në univers dëshmojnë për ekzistencën dhe për Unitetin e Tij, saqë madje edhe injoranti më i madh do të mund ta kuptonte se çfarë verbërie e injorancë do të ishte nëse nuk do ta shihje apo nuk do ta njihje Atë Krijues të Gjithurtë. Madje unë mund të të them se midis njerëzve të mosbesimit, sofistët që supozohen të jenë idiotë për shkak se ata mohuan ekzistencën e universit, janë inteligjentët e njerëzve të mohimit; sepse të besosh ekzistencën e universit dhe pastaj të mohosh Krijuesin e tij -Allahun- është krejtësisht e pamundur dhe e papranuar. Prandaj ata filluan të mohojnë ekzistencën e universit dhe mohuan edhe ekzistencën e vetveteve të tyre gjithashtu. Duke thënë: “Nuk ka absolutisht asgjë”, ata braktisën mendjet e tyre, dhe duke shpëtuar nga një paarsyeshmëri e pakufishme -nën maskën e arsyes- e mohuesve të tjerë, ata në një sens u afruan tek arsyeja. | |||
<span id="Dördüncü_Nokta"></span> | |||
=== Çështja e Katërt === | |||
Ashtu siç tregohet në Fjalën e Dhjetë, në qoftë se një arkitekt i aftë e i urtë do të ndërtonte një pallat të lartë, dhe ka vendosur në çdo gurë të tij qindra shembuj urtësie, dobi e përfitime, dhe pastaj të mos ndërtonte çatinë e pallatit që ta ruante atë, pasi ndryshe ai do të shembej e bëhej rrënoja dhe të gjitha qëllimet e panumërta dhe shembujt e urtësisë do të humbisnin, kjo do të ishte diçka të cilën asnjë qënie e vetëdijshme nuk mund ta pranonte. Pikёrisht nё tё njëjёn mёnyrё i Gjithurti Absolut ndërton prej një fare të vockël qindra tone përfitimesh, shembuj urtësish dhe qëllimesh, dhe i ndjek dhe i drejton ato, atëherë nuk do të mund të përfytyrohej për dikë me arsye që të përhapte kotësi dhe harxhime të tepruara, gjëra të cilat bien në kundërshtim plotësisht me urtësinë absolute të Atij të Gjithurti absolut dhe të investonte e të bënte harxhime shumë të mëdha në një pemë madhështore me qëllim që ajo të prodhojë një dobi të vetme, një qëllim të vetëm të vogël dhe një frut të vetëm që s‟vlen pothuajse asgjë, duke ditur se ai shpenzon për zhvillimin e saj dhe që ajo të prodhojë shumë!.. | |||
Po, ashtu siç nuk mund ta përfytyrojë këtë apo atë absolutisht asnjë njeri me mend, po ashtu nuk mund ta përfytyrojë asnjë njeri me mend, që nga “Krijuesi i Gjithurtë të buronte kotësia, harxhimi i tepruar me mosardhjen e Ahiretit dhe me mosbërjen e Ringjalljes dhe të Kijametit, pasi Ai i bashkangjiti çdo krijese në këtë pallatin e universit qindra shembuj urtësie e dobie, pasi i pajisi ato për të kryer qindra detyra dhe i dha çdo peme shembuj urtësie sa numri i frutave të saj dhe i dha detyra sa numri i detyrave të saj; atëherë që Ai i Gjithurtë i Gjithëlavdishëm”, të mos e shkaktonte ringjalljen e të vdekurve dhe tubimin e madh dhe që të gjitha ato numra të pallogaritshëm qëllimesh, shembuj urtësie dhe ato detyra të pafundme të ishin të pakuptimta, të kota dhe pa qëllim apo përfitim, kjo do t‟i atribuonte pafuqi absolute fuqisë së të Gjithëfuqishmit absolut, t‟i përshkruaje kotësi dhe paqëllimshmëri urtësisë së përkryer të të Gjithëditurit absolut, shëmti të plotë bukurisë së mëshirës së Mëshirëplotit absolut, t‟i atribuoje tirani të pakufishme drejtësisë së plotë të të Drejtit Absolut, domethënë të mohoje urtësinë, mëshirën dhe drejtësinë në univers, të cilat mund të shihen qartë prej gjithësecilit. Kjo do të ishte një pamundësi e jashtëzakonshme që përmban absurditete të panumërta. | |||
Njerëzit e çudhëzimit duhet të vijnë e të shohin se çfarë terri i tmerrshëm ndodhet në çudhëzimin e tyre dhe, si vendet tek të cilat do të hyjnë janë të errëta e të mbushura me akrepa e gjarpërinj, ashtu si varrezat e tyre në të cilat do të futen. Dhe ata duhet ta dinë se besimi në Ahiretin është një rrugë e bukur dhe e ndritshme si Parajsa, dhe duhet të përqafojnë imanin -besimin. | |||
<span id="Beşinci_Nokta"></span> | |||
=== Çështja e Pestë === | |||
Kjo përbëhet nga dy çështje | |||
<span id="Birinci_Mesele:"></span> | |||
==== Çështja e Parë: ==== | |||
Fakti që, i kërkuar medoemos nga Emri El-Hakim, i Gjithurti, Krijuesi i Gjithëlavdishëm ndjek metodën më të lehtë, rrugën më të shkurtër, mënyrën më të kollajtë dhe formën më të dobishme tregon se nuk ka harxhim të tepruar, kotësi dhe mungesë dobie në natyrën e gjërave. Harxhimi i tepruar është në kundërshtim me Emrin El-Hakim, i Gjithurti, ndërsa kursimi kërkohet medoemos nga Ai Emër dhe është parimi i Tij themelor. | |||
O prishanik që harxhon me tepricë! Dije se duke mos e zbatuar kursimin, parimin më themelor në Univers, ti ke vepruar në një mënyrë krejtësisht në kundërshtim me realitetin! | |||
Ti duhet ta kuptosh se çfarë parimi esencial dhe gjithëpërfshirës udhëzon vërseti, كُلُوا وَ اش۟رَبُوا وَ لَا تُس۟رِفُوا “Hani e pini, por mos shpërdoroni me marrëzi e pamasë...”(<ref>Kur‟an, 7:31</ref>) | |||
<span id="İkinci_Mesele:"></span> | |||
==== Çështja e Dytë: ==== | |||
Mund të thuhet se Emri El-Hakem, i Dituri dhe El-Hakim, i Gjithurti në mënyrë të vetëkuptueshme tregojnë e bëjnë të domosdoshme profetësinë dhe mesazhin e të Dërguarit të Zotit xh.sh., Muhammedit a.s.m.. | |||
Po, meqenëse një libër tepër domethënës kërkon medoemos një mësues të shkëlqyer për ta dhënë mësim, dhe një bukuri e jashtëzakonshme kërkon një pasqyrë për ta shfaqur vetveten dhe për ta parë vetveten, bukurinë dhe hijeshinë e vet.. dhe një vepër e përkryer arti kërkon një lajmëtar për ta shpallur; atëherë sigurisht midis njerëzimit, Ai të Cilit iu adresua libri madhështor i universit, në çdo shkronjë të të cilit ka qindra prej kuptimeve dhe shembujve të urtësisë, do të ishte një udhëzues i përkryer dhe një mësues i lartë; sepe Ai do të jepte mësim urtësinë e shenjtë e të vërtetë në libër; domethënë, do të bënte të njohur ekzistencën e urtësisë dhe të qëllimeve në univers; madje ai do të ishte mjeti i shfaqjes dhe i ekzistencës së qëllimeve Hyjnore në krijimin e universit; do të bënte dhe do të vepronte si një pasqyrë për artin e përsosur të Krijuesit, dhe bukurinë e Emrave të Tij të Bukur, të cilët Ai deshi t‟i shfaqë gjithandej universit, duke shfaqur rëndësinë e tyre. | |||
Dhe meqenëse Krijuesi dëshiron ta bëjë Vetveten të dashur nëpërmjet të gjitha qënieve të Tij dhe për t‟iu përgjigjur të gjitha krijesave të Tij të vetëdijshme, njëri prej tyre do t‟i përgjigjej me adhurim gjithëpërfshirës në emrin e të gjithë atyre që ndodhen përballë atyre manifestimeve Hyjnore gjithëpërfshirëse; ai do ta sillte tokën dhe detin në ekstazë, do t‟i kthente shikimet e atyre krijesave të vetëdijshme për tek i Vetmi Unik i Cili e bëri artin me një shpallje e me një lartësim të zhurmshëm që do t‟i bënte qiejt dhe tokën të ushtonin dhe me udhëzimin e shenjtë, me mësimdhënien prej Kuranit të gjithurtë do të tërhiqte vëmendjen e të gjithë njerëzve të arsyeshëm, do të demonstronte në mënyrën më të mirë qëllimet Hyjnore të Atij Krijuesi të Ditur e të Gjithurtë, dhe i cili do t‟u përgjigjej në mënyrën më të plotë e të përkryer manifestimeve të të gjithë shembujve të Tij të urtësisë, të bukurisë dhe të lavdisë; ekzistenca e një njeriu të tillë të rëndësishëm është aq e domosdoshme dhe aq thelbësore për universin, sa ekzistenca e diellit. Dhe ai që e bëri këtë dhe i përmbushi ato funksione në mënyrën më të plotësuar, në mënyrë të vetëkuptueshme që shihet qartë, ishte profeti më i nderuar a.s.m.. Prandaj e gjithë urtësia në univers bën të domosdoshme profetësinë e Muhammedit a.s.m. ashtu siç e bën të domosdoshme dielli dritën, dhe si drita që bën të domosdoshme ditën. | |||
Po, ashtu si nëpërmjet manifestimeve të tyre më të mëdhaja, Emrat Hyjnorë El-Hakem, El-Hakim, i Dituri, i Gjithurti që bëjnë të domosdoshme profetësinë e Muhammedit a.s.m. në shkallën më të lartë, po ashtu Emrat e bukur Hyjnorë të tillë si Allah, Er-Rahman, Er- Rahim, El-Vedud, El-Mun’im, El-Kerim, El-Xhemil, Er-Rabb e të tjerë.. Allahu, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, i Dashuri, Mirëbërësi, Gjithëbujari, Hirploti, Mbështetësi, bëjnë të domosdoshëm nëpërmjet manifestimit të tyre më të madh të dukshëm në univers, në shkallën më të lartë dhe me siguri absolute, profetësinë e Muhammedit a.s.m.. | |||
Për shembull, mëshira gjithëpërfshirëse që është manifestimi i Emrit Hyjnor Er-Rahim, Mëshirëploti, është e dukshme nëpërmjet Atij i cili u dërgua si një mëshirë për të gjitha botërat. Dhe Allahu i Plotëfuqishëm duke e bërë Vetveten të njohur e të dashur, duke qenë manifestimi i Emrit El-Vedud, i Dashuri, çojnë tek rezultatet e tyre, japin frutin e Atij të Dashuri të Krijuesit të të gjitha botëve dhe gjejnë përgjigje në të. Të gjithë shembujt e bukurisë, të cilët janë manifestimi i Emrit Hyjnor El-Xhemil, Hirploti, i Bukuri, domethënë, bukuria e Esencës Hyjnore, bukuria e Artit dhe bukuria e krijesave, shikohen e shfaqen në pasqyrën e Muhammedit a.s.m.. Manifestimet e Madhështisë së Hyjnisë dhe Sovraniteti i Hyjnisë njihen, bëhen të dukshme e të kuptueshme dhe konfirmohen e mbështeten nëpërmjet profetësisë së Muhammedit a.s.m., lajmëtarit të mbisundimit të Hyjnisë. Dhe kështu me radhë, si këto shembuj, shumica e Emrave më të bukur janë prova të shndritshme të profetësisë së Muhammedit a.s.m.. | |||
Shkurtazi: Meqenëse universi ekziston dhe nuk mund të mohohet, të vërteta që duken qartë si urtësia, mirësia, bukuria, rregulli, balanca dhe stolisja, të cilat janë si ngjyrat, si zbukurimet, dritat, rrezet, artet, jetët dhe lidhjet e universit, kurrësesi nuk mund të mohohen. Meqenëse nuk është e mundur t‟i mohosh këto atribute e akte, atëherë sigurisht, Ekzistuesi i Vetëm i domosdoshëm, i Cili është i Gjithurti, Mëshirëploti, Hirploti, i Dituri dhe i Drejti, i Cili cilësohet nga ato atribute, dhe është Bërësi i atyre veprave dhe Dielli dhe Burimi i atyre dritave, kurrësesi nuk mund të mohohen. Dhe sigurisht Profetësia e Muhammedit a.s.m. i cili është udhëzuesi më i madh, mësuesi më i përkryer, lajmëtari më i shquar, zgjidhësi i talismanit, enigmës së universit, pasqyra e të Kërkuarit Përjetësisht, i Dashuri i Zotit xh.sh. dhe boshti i shfaqjes së atyre atributeve dhe i njoftimit të atyre akteve, madje i plotësimeve të tyre, dhe madje i realizimit të tyre, kurrësesi nuk mund të mohohen. | |||
Ashtu si dritat e botës së realitetit dhe realitetit të universit, ai është Drita më vezulluese e Universit. | |||
عَلَي۟هِ وَعَلٰى اٰلِهٖ وَ صَح۟بِهِ الصَّلَاةُ وَالسَّلَامُ بِعَدَدِ عَاشِرَاتِ ال۟اَيَّامِ وَذَرَّاتِ ال۟اَنَامِ | عَلَي۟هِ وَعَلٰى اٰلِهٖ وَ صَح۟بِهِ الصَّلَاةُ وَالسَّلَامُ بِعَدَدِ عَاشِرَاتِ ال۟اَيَّامِ وَذَرَّاتِ ال۟اَنَامِ | ||
Bekimet dhe paqja qofshin mbi të sa numri i sekondave të ditëve dhe të grimcave të krijesave. | |||
سُب۟حَانَكَ لَا عِل۟مَ لَنَٓا اِلَّا مَا عَلَّم۟تَنَٓا اِنَّكَ اَن۟تَ ال۟عَلٖيمُ ال۟حَكٖيمُ | سُب۟حَانَكَ لَا عِل۟مَ لَنَٓا اِلَّا مَا عَلَّم۟تَنَٓا اِنَّكَ اَن۟تَ ال۟عَلٖيمُ ال۟حَكٖيمُ | ||
</ | |||
“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë, që Vetëm Ti je i Gjithëdituri, I Gjithurti”(<ref>Kur'an, 2:32</ref>) | |||
<div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> | <div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> |
düzenleme