64.902
düzenleme
("Dhe shkenca e bujqësisë do të përgjigjej: “Është një fushë pafundësisht prodhuese, e rregullt dhe e mirorganizuar dhe një kopsht i cili prodhon të gjitha llojet e farërave në kohën e kërkuar”." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
("=== Çështja e Katërt ===" içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
||
(Aynı kullanıcının aradaki diğer 8 değişikliği gösterilmiyor) | |||
243. satır: | 243. satır: | ||
Shkenca e dietetikës do të përgjigjej: “Është një kuzhinë Hyjnore në të cilën gatuhen në mënyrën më të rregullt qindra e mijëra prej ushqimeve të shijshme krah për krah me një sistem shumë të mrekullueshëm e të përkryer.” | Shkenca e dietetikës do të përgjigjej: “Është një kuzhinë Hyjnore në të cilën gatuhen në mënyrën më të rregullt qindra e mijëra prej ushqimeve të shijshme krah për krah me një sistem shumë të mrekullueshëm e të përkryer.” | ||
Shkenca e shërbimit ushtarak do të përgjigjej: “Toka është një kamp ushtarak, megjithëse ndodhen katërqindmijë kombe të ndryshëm në atë ushtri në pranverë, sërish merren nën armë me çadrat e tyre të ngrehura në faqen e tokës; atyre u jepen racionet, uniformat, armët, stërvitja dhe çmobilizimet, të cilat janë të ndryshme për çdo komb, me rregull të përkryer, pa ngatërresë, pa harruar asnjë, nëpërmjet urdhrit, fuqisë dhe mëshirës së Një Komandanti të përgjithshëm, nga mëshira e Tij; ato të gjitha administrohen në mënyrën më të rregullt”. | |||
Dhe në qoftë se do të pyetej shkenca e elektricitetit: “Ç‟është kjo botë? Ajo me siguri do të përgjigjej: “Çatia e këtij pallati madhështor të universit është stolisur me llamba elektrike të panumërta, të mirërregulluara e të drejtpeshuara. Mirëpo rregulli dhe balanca janë aq të mrekullueshme saqë me në krye diellin dhe ato llamba qiellore të cilat janë një mijë herë më të mëdhaja se sa toka, nuk e prishin balancën e tyre, ndonëse ato janë të ndezura vazhdimisht; ato nuk shpërthejnë në flakë. Shpenzimi dhe harxhimi i atyre llambave është i pafund, atëherë nga vijnë të ardhurat e tyre, lënda djegëse, karburanti? Përse nuk sosen dhe nuk mbarojnë ato? Përse nuk prishet ekuilibri me ndezjen e tyre? Duke ditur se drita e një llambe të vogël vaji do të shuhej e do të ikte në qoftë se nuk do të tregohej kujdes për të në mënyrë të rregullt e të vazhdueshme. Shikoje urtësinë dhe fuqinë e të Gjithëfuqishmit dhe të të Gjithurtit të Gjithëlavdishëm, i Cili e krijoi dhe e ndozi diellin, që sipas astronomisë është një milion herë më i(<ref>Ju mund ta llogarisni se sa shumë dru, qymyr ose karburant do të ishin të domosdoshme për sobën ose për llambën e diellit, e cila ngroh pallatin e botës. Sipas llogaritjes së astronomisë, që ai të ndizet për çdo ditë, do të ishte e domosdoshme të kishte turra drush sa një milion toka dhe me mijëra oqeanë vaj. Tani mendo! dhe thuaj SubhanAllah.. MashaAllah.. TebarekAllah.. sa numri i grimcave të diejve përballë madhështisë, urtësisë dhe fuqisë së të Gjithëfuqishmit të Vetëm të Lavdisë, i Cili e bëri atë të japë dritë në mënyrë të vazhdueshme pa lëndë djegëse dhe pa karburant. Autori</ref>) madh se sa toka dhe një milion vite më i vjetër , nuk është shuar dhe vazhdon të jetë i ndezur pa lëndë djegëse, pa qymir apo karburant. | |||
Shqyrtoje këtë dhe thuaj Lavdi Zotit, bëj tesbihate në Emrin e Zotit tënd Madhështor dhe thuaj '''Ma Sha all-llah''', '''Tebarekall-llah''' dhe '''La i lahe il-lall-llah'''.. Çfarë çudirash ka dashur Allahu! I bekuar është Allahu! Nuk ka Zot tjetër përveç Tij! Thuaje këtë sa numri i sekondave të ekzistencës së diellit.. | |||
Nuk ka dyshim se një sistem i mrekullueshëm është ai i cili sundon në këto llamba dritëdhënëse qiellore dhe atyre u kushtohet vëmendje me kujdesin më të madh. Është sikur kaldaja e atyre masave gjigante të shumta të ndezura është Xhehennemi -Ferri- nxehtësia e të cilit nuk mbaron kurrë; Ferri u dërgon atyre nxehtësi pa dritë, kurse makineria dhe uzina qëndrore e atyre llambave elektrike të panumërta është një Xhennet i Përjetshëm -Parajsa; Xhenneti u dërgon atyre dritë dhe ndiçim. Nëpërmjet manifestimit më të madh të Emrit Hyjnor '''El- Hakem''' dhe '''El-Hakim''', i Dituri dhe i Gjithurti, ato vazhdojnë të jenë të ndezura në mënyrën më të rregullt. | |||
Dhe kështu, nëpërmjet dëshmisë së sigurt të qindra shkencave si këto, universi është zbukuruar me shembuj të panumërt urtësie, qëllimi dhe gjërash të dobishme brenda një rregulli të përkryer dhe pa të meta. | |||
Dhe rregulli dhe urtësia e dhënë nëpërmjet asaj urtësie të mrekullueshme dhe gjithëpërfshirëse për tërësinë e universit janë përfshirë në masa më të vogëla në fara dhe në krijesat e gjalla të vockëla. | |||
Është e qartë dhe e vetëkuptueshme se qëllimet, synimet, shembujt e urtësisë dhe dobitë mund të ndodhin nëpërmjet zgjedhjes, dëshirës, qëllimit dhe vullnetit, dhe jo nëpërmjet ndonjë mënyre tjetër. Dhe ashtu siç nuk mund të jenë ato vepra e shkaqeve të pavetëdijshme dhe të Natyrës, të cilave u mungon dëshira, zgjedhja dhe qëllimi, po ashtu ato nuk mund të ndërhyjnë në to. Domethënë, nuk mund të përshkruhet se sa injorancë e jashtëzakonshme dhe sa marrëzi do të ishte të mos njohësh apo të mohoje Krijuesin e Gjithurtë, Vepruesin me zgjedhje, për të Cilin tregojnë universi dhe të gjitha qëniet e tij të panumërta nëpërmjet rregullit të tyre të pafundmë dhe shembujve të urtësisë që ato përmbajnë. | |||
Po, në qoftë se ndodhet ndonjë gjë që të habit në botë, ajo është një mohim i tillë. Sepse aspektet e pafundme të rregullit dhe të shembujve të urtësisë në qëniet në univers dëshmojnë për ekzistencën dhe për Unitetin e Tij, saqë madje edhe injoranti më i madh do të mund ta kuptonte se çfarë verbërie e injorancë do të ishte nëse nuk do ta shihje apo nuk do ta njihje Atë Krijues të Gjithurtë. Madje unë mund të të them se midis njerëzve të mosbesimit, sofistët që supozohen të jenë idiotë për shkak se ata mohuan ekzistencën e universit, janë inteligjentët e njerëzve të mohimit; sepse të besosh ekzistencën e universit dhe pastaj të mohosh Krijuesin e tij -Allahun- është krejtësisht e pamundur dhe e papranuar. Prandaj ata filluan të mohojnë ekzistencën e universit dhe mohuan edhe ekzistencën e vetveteve të tyre gjithashtu. Duke thënë: “Nuk ka absolutisht asgjë”, ata braktisën mendjet e tyre, dhe duke shpëtuar nga një paarsyeshmëri e pakufishme -nën maskën e arsyes- e mohuesve të tjerë, ata në një sens u afruan tek arsyeja. | |||
< | <span id="Dördüncü_Nokta"></span> | ||
=== Çështja e Katërt === | |||
</ | |||
Ashtu siç tregohet në Fjalën e Dhjetë, në qoftë se një arkitekt i aftë e i urtë do të ndërtonte një pallat të lartë, dhe ka vendosur në çdo gurë të tij qindra shembuj urtësie, dobi e përfitime, dhe pastaj të mos ndërtonte çatinë e pallatit që ta ruante atë, pasi ndryshe ai do të shembej e bëhej rrënoja dhe të gjitha qëllimet e panumërta dhe shembujt e urtësisë do të humbisnin, kjo do të ishte diçka të cilën asnjë qënie e vetëdijshme nuk mund ta pranonte. Pikёrisht nё tё njëjёn mёnyrё i Gjithurti Absolut ndërton prej një fare të vockël qindra tone përfitimesh, shembuj urtësish dhe qëllimesh, dhe i ndjek dhe i drejton ato, atëherë nuk do të mund të përfytyrohej për dikë me arsye që të përhapte kotësi dhe harxhime të tepruara, gjëra të cilat bien në kundërshtim plotësisht me urtësinë absolute të Atij të Gjithurti absolut dhe të investonte e të bënte harxhime shumë të mëdha në një pemë madhështore me qëllim që ajo të prodhojë një dobi të vetme, një qëllim të vetëm të vogël dhe një frut të vetëm që s‟vlen pothuajse asgjë, duke ditur se ai shpenzon për zhvillimin e saj dhe që ajo të prodhojë shumë!.. | |||
Po, ashtu siç nuk mund ta përfytyrojë këtë apo atë absolutisht asnjë njeri me mend, po ashtu nuk mund ta përfytyrojë asnjë njeri me mend, që nga “Krijuesi i Gjithurtë të buronte kotësia, harxhimi i tepruar me mosardhjen e Ahiretit dhe me mosbërjen e Ringjalljes dhe të Kijametit, pasi Ai i bashkangjiti çdo krijese në këtë pallatin e universit qindra shembuj urtësie e dobie, pasi i pajisi ato për të kryer qindra detyra dhe i dha çdo peme shembuj urtësie sa numri i frutave të saj dhe i dha detyra sa numri i detyrave të saj; atëherë që Ai i Gjithurtë i Gjithëlavdishëm”, të mos e shkaktonte ringjalljen e të vdekurve dhe tubimin e madh dhe që të gjitha ato numra të pallogaritshëm qëllimesh, shembuj urtësie dhe ato detyra të pafundme të ishin të pakuptimta, të kota dhe pa qëllim apo përfitim, kjo do t‟i atribuonte pafuqi absolute fuqisë së të Gjithëfuqishmit absolut, t‟i përshkruaje kotësi dhe paqëllimshmëri urtësisë së përkryer të të Gjithëditurit absolut, shëmti të plotë bukurisë së mëshirës së Mëshirëplotit absolut, t‟i atribuoje tirani të pakufishme drejtësisë së plotë të të Drejtit Absolut, domethënë të mohoje urtësinë, mëshirën dhe drejtësinë në univers, të cilat mund të shihen qartë prej gjithësecilit. Kjo do të ishte një pamundësi e jashtëzakonshme që përmban absurditete të panumërta. | |||
Njerëzit e çudhëzimit duhet të vijnë e të shohin se çfarë terri i tmerrshëm ndodhet në çudhëzimin e tyre dhe, si vendet tek të cilat do të hyjnë janë të errëta e të mbushura me akrepa e gjarpërinj, ashtu si varrezat e tyre në të cilat do të futen. Dhe ata duhet ta dinë se besimi në Ahiretin është një rrugë e bukur dhe e ndritshme si Parajsa, dhe duhet të përqafojnë imanin -besimin. | |||
< | <span id="Beşinci_Nokta"></span> | ||
=== Çështja e Pestë === | |||
</ | |||
Kjo përbëhet nga dy çështje | |||
< | <span id="Birinci_Mesele:"></span> | ||
==== Çështja e Parë: ==== | |||
</ | |||
Fakti që, i kërkuar medoemos nga Emri El-Hakim, i Gjithurti, Krijuesi i Gjithëlavdishëm ndjek metodën më të lehtë, rrugën më të shkurtër, mënyrën më të kollajtë dhe formën më të dobishme tregon se nuk ka harxhim të tepruar, kotësi dhe mungesë dobie në natyrën e gjërave. Harxhimi i tepruar është në kundërshtim me Emrin El-Hakim, i Gjithurti, ndërsa kursimi kërkohet medoemos nga Ai Emër dhe është parimi i Tij themelor. | |||
O prishanik që harxhon me tepricë! Dije se duke mos e zbatuar kursimin, parimin më themelor në Univers, ti ke vepruar në një mënyrë krejtësisht në kundërshtim me realitetin! | |||
< | Ti duhet ta kuptosh se çfarë parimi esencial dhe gjithëpërfshirës udhëzon vërseti, كُلُوا وَ اش۟رَبُوا وَ لَا تُس۟رِفُوا “Hani e pini, por mos shpërdoroni me marrëzi e pamasë...”(<ref>Kur‟an, 7:31</ref>) | ||
</ | |||
< | <span id="İkinci_Mesele:"></span> | ||
==== Çështja e Dytë: ==== | |||
</ | |||
Mund të thuhet se Emri El-Hakem, i Dituri dhe El-Hakim, i Gjithurti në mënyrë të vetëkuptueshme tregojnë e bëjnë të domosdoshme profetësinë dhe mesazhin e të Dërguarit të Zotit xh.sh., Muhammedit a.s.m.. | |||
Po, meqenëse një libër tepër domethënës kërkon medoemos një mësues të shkëlqyer për ta dhënë mësim, dhe një bukuri e jashtëzakonshme kërkon një pasqyrë për ta shfaqur vetveten dhe për ta parë vetveten, bukurinë dhe hijeshinë e vet.. dhe një vepër e përkryer arti kërkon një lajmëtar për ta shpallur; atëherë sigurisht midis njerëzimit, Ai të Cilit iu adresua libri madhështor i universit, në çdo shkronjë të të cilit ka qindra prej kuptimeve dhe shembujve të urtësisë, do të ishte një udhëzues i përkryer dhe një mësues i lartë; sepe Ai do të jepte mësim urtësinë e shenjtë e të vërtetë në libër; domethënë, do të bënte të njohur ekzistencën e urtësisë dhe të qëllimeve në univers; madje ai do të ishte mjeti i shfaqjes dhe i ekzistencës së qëllimeve Hyjnore në krijimin e universit; do të bënte dhe do të vepronte si një pasqyrë për artin e përsosur të Krijuesit, dhe bukurinë e Emrave të Tij të Bukur, të cilët Ai deshi t‟i shfaqë gjithandej universit, duke shfaqur rëndësinë e tyre. | |||
Dhe meqenëse Krijuesi dëshiron ta bëjë Vetveten të dashur nëpërmjet të gjitha qënieve të Tij dhe për t‟iu përgjigjur të gjitha krijesave të Tij të vetëdijshme, njëri prej tyre do t‟i përgjigjej me adhurim gjithëpërfshirës në emrin e të gjithë atyre që ndodhen përballë atyre manifestimeve Hyjnore gjithëpërfshirëse; ai do ta sillte tokën dhe detin në ekstazë, do t‟i kthente shikimet e atyre krijesave të vetëdijshme për tek i Vetmi Unik i Cili e bëri artin me një shpallje e me një lartësim të zhurmshëm që do t‟i bënte qiejt dhe tokën të ushtonin dhe me udhëzimin e shenjtë, me mësimdhënien prej Kuranit të gjithurtë do të tërhiqte vëmendjen e të gjithë njerëzve të arsyeshëm, do të demonstronte në mënyrën më të mirë qëllimet Hyjnore të Atij Krijuesi të Ditur e të Gjithurtë, dhe i cili do t‟u përgjigjej në mënyrën më të plotë e të përkryer manifestimeve të të gjithë shembujve të Tij të urtësisë, të bukurisë dhe të lavdisë; ekzistenca e një njeriu të tillë të rëndësishëm është aq e domosdoshme dhe aq thelbësore për universin, sa ekzistenca e diellit. Dhe ai që e bëri këtë dhe i përmbushi ato funksione në mënyrën më të plotësuar, në mënyrë të vetëkuptueshme që shihet qartë, ishte profeti më i nderuar a.s.m.. Prandaj e gjithë urtësia në univers bën të domosdoshme profetësinë e Muhammedit a.s.m. ashtu siç e bën të domosdoshme dielli dritën, dhe si drita që bën të domosdoshme ditën. | |||
Po, ashtu si nëpërmjet manifestimeve të tyre më të mëdhaja, Emrat Hyjnorë El-Hakem, El-Hakim, i Dituri, i Gjithurti që bëjnë të domosdoshme profetësinë e Muhammedit a.s.m. në shkallën më të lartë, po ashtu Emrat e bukur Hyjnorë të tillë si Allah, Er-Rahman, Er- Rahim, El-Vedud, El-Mun’im, El-Kerim, El-Xhemil, Er-Rabb e të tjerë.. Allahu, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, i Dashuri, Mirëbërësi, Gjithëbujari, Hirploti, Mbështetësi, bëjnë të domosdoshëm nëpërmjet manifestimit të tyre më të madh të dukshëm në univers, në shkallën më të lartë dhe me siguri absolute, profetësinë e Muhammedit a.s.m.. | |||
Për shembull, mëshira gjithëpërfshirëse që është manifestimi i Emrit Hyjnor Er-Rahim, Mëshirëploti, është e dukshme nëpërmjet Atij i cili u dërgua si një mëshirë për të gjitha botërat. Dhe Allahu i Plotëfuqishëm duke e bërë Vetveten të njohur e të dashur, duke qenë manifestimi i Emrit El-Vedud, i Dashuri, çojnë tek rezultatet e tyre, japin frutin e Atij të Dashuri të Krijuesit të të gjitha botëve dhe gjejnë përgjigje në të. Të gjithë shembujt e bukurisë, të cilët janë manifestimi i Emrit Hyjnor El-Xhemil, Hirploti, i Bukuri, domethënë, bukuria e Esencës Hyjnore, bukuria e Artit dhe bukuria e krijesave, shikohen e shfaqen në pasqyrën e Muhammedit a.s.m.. Manifestimet e Madhështisë së Hyjnisë dhe Sovraniteti i Hyjnisë njihen, bëhen të dukshme e të kuptueshme dhe konfirmohen e mbështeten nëpërmjet profetësisë së Muhammedit a.s.m., lajmëtarit të mbisundimit të Hyjnisë. Dhe kështu me radhë, si këto shembuj, shumica e Emrave më të bukur janë prova të shndritshme të profetësisë së Muhammedit a.s.m.. | |||
Shkurtazi: Meqenëse universi ekziston dhe nuk mund të mohohet, të vërteta që duken qartë si urtësia, mirësia, bukuria, rregulli, balanca dhe stolisja, të cilat janë si ngjyrat, si zbukurimet, dritat, rrezet, artet, jetët dhe lidhjet e universit, kurrësesi nuk mund të mohohen. Meqenëse nuk është e mundur t‟i mohosh këto atribute e akte, atëherë sigurisht, Ekzistuesi i Vetëm i domosdoshëm, i Cili është i Gjithurti, Mëshirëploti, Hirploti, i Dituri dhe i Drejti, i Cili cilësohet nga ato atribute, dhe është Bërësi i atyre veprave dhe Dielli dhe Burimi i atyre dritave, kurrësesi nuk mund të mohohen. Dhe sigurisht Profetësia e Muhammedit a.s.m. i cili është udhëzuesi më i madh, mësuesi më i përkryer, lajmëtari më i shquar, zgjidhësi i talismanit, enigmës së universit, pasqyra e të Kërkuarit Përjetësisht, i Dashuri i Zotit xh.sh. dhe boshti i shfaqjes së atyre atributeve dhe i njoftimit të atyre akteve, madje i plotësimeve të tyre, dhe madje i realizimit të tyre, kurrësesi nuk mund të mohohen. | |||
Ashtu si dritat e botës së realitetit dhe realitetit të universit, ai është Drita më vezulluese e Universit. | |||
عَلَي۟هِ وَعَلٰى اٰلِهٖ وَ صَح۟بِهِ الصَّلَاةُ وَالسَّلَامُ بِعَدَدِ عَاشِرَاتِ ال۟اَيَّامِ وَذَرَّاتِ ال۟اَنَامِ | عَلَي۟هِ وَعَلٰى اٰلِهٖ وَ صَح۟بِهِ الصَّلَاةُ وَالسَّلَامُ بِعَدَدِ عَاشِرَاتِ ال۟اَيَّامِ وَذَرَّاتِ ال۟اَنَامِ | ||
Bekimet dhe paqja qofshin mbi të sa numri i sekondave të ditëve dhe të grimcave të krijesave. | |||
سُب۟حَانَكَ لَا عِل۟مَ لَنَٓا اِلَّا مَا عَلَّم۟تَنَٓا اِنَّكَ اَن۟تَ ال۟عَلٖيمُ ال۟حَكٖيمُ | سُب۟حَانَكَ لَا عِل۟مَ لَنَٓا اِلَّا مَا عَلَّم۟تَنَٓا اِنَّكَ اَن۟تَ ال۟عَلٖيمُ ال۟حَكٖيمُ | ||
</ | |||
“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë, që Vetëm Ti je i Gjithëdituri, I Gjithurti”(<ref>Kur'an, 2:32</ref>) | |||
<div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> | <div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> |
düzenleme