64.902
düzenleme
Değişiklik özeti yok |
("Ashtu si jeta ekzistuese në kozmos që dëshmon në mënyrë vendimtare domosdoshmërinë e ekzistencës së të Gjallit të Përjetshëm të parapërjetësisë, po ashtu ajo në mënyrë të tërthortë tregon e vërteton '''“shtyllat e besimit në dërgimin e Profetëve dhe në shpalljen e librave qiellorë”''', sepse këto janë rrezet, manifestimet dhe lidhjet e asaj jete të përhershme. Dhe veçanërisht Profetësia e Muhammedit (Alejhis-salat..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
||
991. satır: | 991. satır: | ||
Ashtu si jeta ekzistuese në kozmos që dëshmon në mënyrë vendimtare domosdoshmërinë e ekzistencës së të Gjallit të Përjetshëm të parapërjetësisë, po ashtu ajo në mënyrë të tërthortë tregon e vërteton '''“shtyllat e besimit në dërgimin e Profetëve dhe në shpalljen e librave qiellorë”''', sepse këto janë rrezet, manifestimet dhe lidhjet e asaj jete të përhershme. Dhe veçanërisht Profetësia e Muhammedit (Alejhis-salatu ves-selam) dhe shpallja Kuranore, meqenëse janë si pikërisht vetë shpirti dhe mendja e jetës, atëherë vërtetësia e tyre është aq e padiskutueshme sa ekzistenca e kësaj jete. | Ashtu si jeta ekzistuese në kozmos që dëshmon në mënyrë vendimtare domosdoshmërinë e ekzistencës së të Gjallit të Përjetshëm të parapërjetësisë, po ashtu ajo në mënyrë të tërthortë tregon e vërteton '''“shtyllat e besimit në dërgimin e Profetëve dhe në shpalljen e librave qiellorë”''', sepse këto janë rrezet, manifestimet dhe lidhjet e asaj jete të përhershme. Dhe veçanërisht Profetësia e Muhammedit (Alejhis-salatu ves-selam) dhe shpallja Kuranore, meqenëse janë si pikërisht vetë shpirti dhe mendja e jetës, atëherë vërtetësia e tyre është aq e padiskutueshme sa ekzistenca e kësaj jete. | ||
Po, ashtu siç është jeta esenca e distiluar e kozmosit, vetëdija dhe ndjeshmëria janë esenca e distiluar e jetës; mendja është esenca e distiluar e vetëdijes dhe e ndjeshmërisë; dhe shpirti, përfundimisht, është substanca e pastër dhe e panjollosur, esenca e qëndrueshme dhe e mëvetësishme, që qëndron pikërisht mu në zemrën e jetës... | |||
Gjithashtu jeta e profetit Muhammed (A.S.M) në aspektet e saja materiale e shpirtërore është thelbi i distiluar prej jetës dhe shpirtit të kozmosit, dhe profetësia e Muhammedit (A.S.M) në aspektet e saja të jashtme e të brendshme është esenca e pastër dhe e distiluar e ndjeshmërisë, vetëdijes dhe e mendjes së kozmosit. Madje jeta e Profetit Muhammed (A.S.M) në aspektet e saja të jashtme e të brendshme, siç e kanë dëshmuar veprat e Tij, është pikërisht drita dhe esenca e vetëdijes së kozmosit. Shpallja Kur’anore është, gjithashtu, shpirti i jetës së kozmosit dhe mendja e vetëdijes së tij, nëpërmjet dëshmisë së të vërtetave jetike. | |||
'''Po, po, po!.. Në qoftë se drita e Profetësisë së Muhammedit (A.S.M) do të largohej nga kozmosi e të shuhej, kozmosi do të vdiste. Në qoftë se do të largohej Kur’ani, kozmosi do të humbiste normalitetin, dhe globi tokësor do të humbiste vetëdijen e tij dhe koka e tij e trullosur dhe e pamend do të përplasej me ndonjë planet dhe do të ndodhte fundi i botës...''' | |||
Dhe jeta gjithashtu shikon tek shtylla e '''“Besimit në Kaderin”''' dhe e provon atë në mënyrë të tërthortë, sepse, meqenëse jeta është drita e Botës së dukshme, dhe ajo e dominon atë, dhe është rezultati dhe qëllimi i ekzistencës, dhe meqenëse ajo është pasqyra më gjithëpërfshirëse e Krijuesit të universit, shembulli më i plotë, dhe indeksi i aktivitetit Hyjnor, -dhe të mos keqkuptohet krahasimi- meqenëse ajo është një lloj programi, atëherë sigurisht misteri i jetës kërkon medoemos që të jetë gjithashtu Bota e padukshme, domethënë, e kaluara dhe e ardhmja që do të thotë, krijesat e së shkuarës dhe ato të së ardhmes janë të prirura t’i përshtaten rregullit, organizimit, që të njihen e të vështrohen dhe të jenë të parapërcaktuara e të parapërgatitura për t’iu nënshtruar urdhërave krijuese, të cilat nga një këndvështrim janë jetët e tyre. | |||
Bërthama origjinale e një peme dhe rrënja e saj gjithashtu farërat që përfshihen në frutat e saja dhe rezultati përfundimtar, të gjitha shfaqin një lloj jete, ashtu si vetë pema; madje ato mbajnë brenda vetvetes ligje jete më të holla se ato të pemës. | |||
Dhe gjithashtu, farërat dhe rrënjët e lëna nga vjeshta e kaluar, para pranverës së tanishme, si dhe farërat që do të lihen nga pranverat vijuese pas kësaj pranvere, ato të gjitha mbajnë ligjet jetike, ashtu si kjo pranverë. | |||
Dhe në të njëjtën mënyrë, të gjitha degët dhe shkarpat e pemës kozmike, secila ka një të shkuar e një të ardhme. Ato kanë një zinxhirë që përbëhet nga fazat e të shkuarës dhe të së ardhmes dhe nga rrethana. Ekzistencat e shumëfishta dhe fazat e çdo specieje dhe çdo anëtar i secilës specie, duke ekzistuar në Njohurinë Hyjnore, formon një zinxhir të qënies në Njohurinë e All-llahut (xhel-le sha’nuhu), dhe ekzistenca e saj e jashtme dhe ekzistenca e saj në Njohurinë e All-llahut (xhel-le sha’nuhu) është një tregues i jetës së përgjithshme që i tërheq të gjitha aspektet e jetës së saj nga këto Tabela të gjalla e plot kuptim të kaderit Hyjnor. | |||
Po, fakti se Bota e shpirtërave -e cila është njëra formë e botës së padukshme- është mbushur nga esenca e jetës, lënda e jetës dhe nga shpirtërat, që janë substancat dhe esenca e jetës, kërkon e bën të domosdoshme të jetë e shkuara dhe e ardhmja të cilat janë një formë tjetër e Botës së padukshme dhe segmenti i saj i dytë duke u shfaqur, tek ato të dyja, jeta. | |||
Dhe, përveç kësaj, rregulli i plotë, rrethanat domethënëse, rezultatet dhe frutat e gjalla në ekzistencën e një gjëje brenda Njohurisë së All-llahut xh. sh. , gjithashtu demonstrojnë shfaqjen e një lloji jete jolëndore. | |||
Po, një shfaqje e tillë e jetës, që është drita e lëshuar nga dielli i jetës së përhershme, nuk mund të përkufizohet tek kjo botë e dukshme, tek kjo kohë e tanishme dhe tek kjo ekzistencë e jashtme. Përkundrazi, secila botë e merr treguesin e asaj drite në përputhje me kapacitetin e saj, dhe kozmosi së bashku me të gjithë botët e tij është i gjallë e ndriçohet nga ai tregues drite. Përndryshe, - siç e shikon syri i çudhëzimit - nën këtë dynja të përkohshme e të dukshme, secila botë do të ishte një kufomë e madhe dhe e tmerrshme dhe një botë e rrënuar e errët. | |||
''' | |||
</ | Kështu, një aspekt i gjërë i shtyllës së '''“Besimit në Kaderin Hyjnor”''' kuptohet përmes misterit të jetës dhe vërtetohet nga ajo. Domethënë, ashtu siç shfaqet jeta dhe gjallëria e botës së dukshme dhe e krijesave aktuale me rregullsinë dhe me rezultatet e tyre, po ashtu krijesat e së shkuarës dhe ato të së ardhmes, të cilat konsiderohen që i përkasin Botës së padukshme, kanë një ekzistencë shpirtërore dhe një lloj jete, dhe një prezencë shpirtërore në Njohurinë e All-llahut (xhel-le sha’nuhu). Shenja e kësaj jete dhe prania bëhen të dukshme e të njohura përmes '''Pllakës të Kaderit Hyjnor''' dhe përmes '''të gjitha etapave dhe rrethanave të jetëve të tyre''' të jashtme dhe ekzistencës... | ||
<span id="Zeylin_Üçüncü_Parçası"></span> | |||
== PJESA E TRETË E SHTOJCËS == | |||
Një pyetje që lidhet me ringjalljen: | |||
<div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> | <div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> |
düzenleme