Translations:Yedinci Şuâ/253/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    07.58, 26 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 172289 numaralı sürüm ("Në suren hapëse të Kuranit, vërsetet që shtrihen nga fillimi deri tek fjala اِيَّاكَ Ij-jake, Vetëm Ty, janë si një formë falënderimi e lavdërimi të shprehura në mënyrë indirekte; kurse fjala اِيَّاكَ Ij-jake tregon e shpreh një ardhje tek prezenca e Tij dhe tek adresimi i Tij i drejtpërdrejtë. Atëherë ne duhet ta kërkojmë Atë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të heqim dorë nga kërkimi i Tij në mënyrë in..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Në suren hapëse të Kuranit, vërsetet që shtrihen nga fillimi deri tek fjala اِيَّاكَ Ij-jake, Vetëm Ty, janë si një formë falënderimi e lavdërimi të shprehura në mënyrë indirekte; kurse fjala اِيَّاكَ Ij-jake tregon e shpreh një ardhje tek prezenca e Tij dhe tek adresimi i Tij i drejtpërdrejtë. Atëherë ne duhet ta kërkojmë Atë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të heqim dorë nga kërkimi i Tij në mënyrë indirekte. Sepse njeriu duhet të pyesë vetë diellin -i cili ndriçon gjithçka- lidhur me diellin; sepse Ai i Cili i shfaq të gjitha gjërat duke i bërë ato të qarta, sigurisht Ai do ta shfaqte vetveten më shumë dhe më qartë se çdo gjë. Atëherë ashtu siç mund ta shohim diellin dhe të njihemi me të nëpërmjet rrezeve dhe dritës së tij, po ashtu ne mund të përpiqemi gjithashtu, sipas kapaciteteve tona -ta njohim Krijuesin tonë xh.sh. nëpërmjet manifestimeve të Emrave të Tij të bukur dhe nëpërmjet dritave të Atributeve të Tij madhështore.