Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/17/sq
Po, meqenëse gjërat ekzistojnë dhe kjo nuk mund të mohohet, dhe meqenëse çdo qënie vjen në ekzistencë në një mënyrë të urtë e artistike dhe, meqenëse secila prej tyre nuk është jashtë kohës por ripërtërihet vazhdimisht, atëherë o ateist, o shtrembëruesi i së vërtetës, ti ose detyrohesh të thuash se shkaqet në botë i krijojnë gjërat, për shembull, këtë kafshë; domethënë, ajo vjen në ekzistencë nëpërmjet grumbullimit të shkaqeve, ose se ajo formon vetveten, ose se ardhja e saj në ekzistencë është një kërkesë dhe një efekt i domosdoshëm i natyrës, ose se ajo është krijuar nëpërmjet fuqisë së Krijuesit të Gjithëfuqishëm e të Gjithëlavdishëm.