Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/22/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    07.38, 27 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 172519 numaralı sürüm ("'''Pamundësia e Parë''' Imagjino se ndodhet një farmaci në të cilën ndodhen qindra enë -kavanozë- dhe shishe të vogëla -ampula- të mbushura me substanca kimike krejtësisht të ndryshme, dhe për ndonjë arsye, ne jemi të nevojshëm për një përgatesë farmaceutike të gjallë prej atyre substancave dhe lëndëve për të përgatitur një lëndë të gjallë të jashtëzakonshme kundra helmimit.. Kur futemi në farmaci ne gjejmë në të s..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Pamundësia e Parë

    Imagjino se ndodhet një farmaci në të cilën ndodhen qindra enë -kavanozë- dhe shishe të vogëla -ampula- të mbushura me substanca kimike krejtësisht të ndryshme, dhe për ndonjë arsye, ne jemi të nevojshëm për një përgatesë farmaceutike të gjallë prej atyre substancave dhe lëndëve për të përgatitur një lëndë të gjallë të jashtëzakonshme kundra helmimit.. Kur futemi në farmaci ne gjejmë në të shumë prej llojeve të asaj përgateseje farmaceutike të gjallë dhe prej asaj substance të gjallë kundra helmimit, dhe kur ne fillojmë të analizojmë e shqyrtojmë secilën përgatesë, shohim se elementët përbërës janë marrë në sasi të ndryshme por të sakta nga secila prej kavanozëve dhe shisheve të vogla; një gram prej kësaj, tre nga ajo, dhjetë gram nga tjetra dhe kështu me rradhë. Në qoftë se do të ishte marrë një gram më shumë ose më pak, përgatesa nuk do të kishte qenë e gjallë dhe nuk do ta kishte shfaqur cilësinë e saj të veçantë. Tani ne vijmë tek “substanca e gjallë kundra helmimit” dhe e studiojmë nga këndvështrimi kimik; ne shohim se përgatesat janë marrë nga shishet e vogla në një masë të caktuar saqë në qoftë se sasia më e vogël do të ishte marrë më shumë ose më pak, atëherë ilaçi do ta kishte humbur veçorinë e tij të veçantë.

    Tani, megjithëse enët -shishet- janë më shumë se pesëdhjetë, përgatesat janë marrë nga secila në përputhje me masat dhe sasitë të cilat që të gjitha janë të ndryshme.