Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/25/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    07.39, 27 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 172523 numaralı sürüm ("Shkurtazi: Substancat e gjalla në këtë farmaci të gjërë të universit, të cilat janë matur e peshuar me peshoret e Kaderit Hyjnor dhe me vendimin -dekretin- e të Gjithurtit të Gjithëditur, mund të vijnë në ekzistencë vetëm se nëpërmjet një urtësie të pakufishme, një njohje të pafundme dhe të një Dëshire gjithëpërfshirëse të gjithanshme. Përndryshe, sa i mjerë e fatkeq është ai njeri që imagjinon se “Këto qënie jan..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Shkurtazi: Substancat e gjalla në këtë farmaci të gjërë të universit, të cilat janë matur e peshuar me peshoret e Kaderit Hyjnor dhe me vendimin -dekretin- e të Gjithurtit të Gjithëditur, mund të vijnë në ekzistencë vetëm se nëpërmjet një urtësie të pakufishme, një njohje të pafundme dhe të një Dëshire gjithëpërfshirëse të gjithanshme.

    Përndryshe, sa i mjerë e fatkeq është ai njeri që imagjinon se “Këto qënie janë vepra e elementeve të përgjithshme të gjithësisë, të cilat janë të verbëra e të shurdhëta që vërshojnë si rrymat; ose ato janë prej veprave të natyrës së lëndëve ose “prej veprës së shkaqeve materiale!”

    Nuk ka dyshim se personi i marrë e në kllapi i cili pretendon se ai ilaç i çuditshëm u gjet vetvetiu nga përplasja e shisheve të vogla dhe nga derdhja e asaj që ishte brenda tyre, dhe si rrjedhojë e kësaj, ai formoi vetveten. Po, një mohim i tillë është kllapia e një të çmenduri dhe marrëzia e një të dehuri.