Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/29/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    07.47, 27 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 172531 numaralı sürüm ("''''Pamundësia e Tretë''' Është një rregull i vërtetuar se, اَل۟وَاحِدُ لَا يَص۟دُرُ اِلَّا عَنِ ال۟وَاحِدِ “Në qoftë se një qënie ka unitet, ajo mund të dalë vetëm nga një qënie e vetme, nga një dorë e vetme”. Në mënyrë të veçantë në qoftë se ajo shfaq një jetë gjithëpërfshirëse brenda një rregulli të përkryer dhe një balance të ndjeshme, ajo demonstron në mënyrë të ve..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    'Pamundësia e Tretë

    Është një rregull i vërtetuar se, اَل۟وَاحِدُ لَا يَص۟دُرُ اِلَّا عَنِ ال۟وَاحِدِ “Në qoftë se një qënie ka unitet, ajo mund të dalë vetëm nga një qënie e vetme, nga një dorë e vetme”. Në mënyrë të veçantë në qoftë se ajo shfaq një jetë gjithëpërfshirëse brenda një rregulli të përkryer dhe një balance të ndjeshme, ajo demonstron në mënyrë të vetëkuptueshme se ajo nuk ka dalë prej duarve të shumta, të cilat janë shkaku i konfliktit dhe i konfuzionit, por se ajo ka dalë nga Dora e Vetme e të Gjithëfuqishmit të Gjithurtë.

    Prandaj t'ia atribuosh një qënie të mirërenditur e të drejtpeshuar e cila ka një unitet të tillë, duarve të shkaqeve të shumta natyrore, të verbëra, të shurdhëta, të pajeta, të paditura, agresive, të pavetëdijshme e të rrëmujshme; verbëria dhe shurdhësia e tyre shtohet për shkak të ardhjes së tyre së bashku e të përzier midis rrugëve të mundësive të panumërta; pastaj të pretendosh se ato shkaqe e krijojnë atë qënie të mrekullueshme dhe e zgjedhin atë midis mundësive dhe probabiliteteve të pakufishme; unë them se të pranuarit e këtij atribuimi dhe këtij pretendimi, do të ishte, në realitet, një pranim i njëqind e një pamundësive, sepse është shumë larg të gjitha peshave të logjikës dhe balancave të saj.