Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/49/sq
Pamundësia e Dytë
Në qoftë se këto qënie të cilat janë më të mirërregulluarat, më të drejtëpeshuarat, të urta dhe të modeluara artistikisht, nuk do t'i atribuoheshin Një të Vetmi i Cili është i Gjithëfuqishëm me fuqi absolute dhe i Gjithurtë me urtësi absolute, por i atribuohen natyrës, atëherë do të bëhej e domosdoshme që në çdo grusht dheu të ishin aq shumë fabrika e shtypshkronja aq sa ndodhen në Europë me qëllim që ai grusht dheu të jetë mjeti për rritjen dhe formimin e luleve dhe të frutave të panumërta të bukura e të këndshme për të cilat është vendi i origjinës dhe punishtja.