Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/56/sq
Por në qoftë se këputet lidhja dhe secila qënie do të kthehej nga pozita e saj si një nëpunëse e nënshtruar për tek qënia e saj pa detyra dhe i lihet natyrës dhe tekave të saja, atëherë do të bëhej e domosdoshme të supozoje me qindra e mijëra vështirësi e pengesa që arrijnë shkallën e pamundësisë, saqë ne shohim se krijimi i një mize të vogël do të kërkonte medoemos që tek ajo të ishte natyra e verbër duke poseduar një fuqi absolute me anë të të cilës të kishte mundësi të krijonte e ta administronte të gjithë Universin me qëllim që të mund të sillte në ekzistencë makinerinë e mrekullueshme të qënies së një qënieje të gjallë si një mizë, e cila është si një indeks i vockël i universit. Dhe kjo nuk është vetëm një pamundësi e vetme, por një mijë e një pamundësi...!