Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/60/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.16, 27 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 172584 numaralı sürüm ("Miza lidhur me atë detyrë si nëpunëse, mund të shkatërrojë një pallat të një Faraoni tiran. Mushkonja mund të vrasë një Nimrud zullumqar me fuqinë e asaj lidhje. Dhe nëpërmjet lidhjes, fara e një pishe me madhësinë e një kokrre gruri prodhon të gjitha pjesët e një peme të madhe pishe. (<ref>Po, duke qenë me këtë lidhje, fara merr një urdhër nga Kaderi Hyjnor dhe i shfaq ato detyra të mrekullueshme. Por në qoftë se do të k..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Miza lidhur me atë detyrë si nëpunëse, mund të shkatërrojë një pallat të një Faraoni tiran. Mushkonja mund të vrasë një Nimrud zullumqar me fuqinë e asaj lidhje. Dhe nëpërmjet lidhjes, fara e një pishe me madhësinë e një kokrre gruri prodhon të gjitha pjesët e një peme të madhe pishe. ([1])

    1. Po, duke qenë me këtë lidhje, fara merr një urdhër nga Kaderi Hyjnor dhe i shfaq ato detyra të mrekullueshme. Por në qoftë se do të këputej ajo lidhje, atëherë krijimi i asaj fare do të kërkonte aparatura, fuqi dhe mjeshtëri më shumë se sa kërkon krijimi i pemës së madhe të pishës; sepse të gjitha pjesët e pemës së pishës të cilat veshin -mbulojnë- malet dhe u shtojnë atyre bukuri e hijeshi dhe të cilat përfaqësojnë një vepër të mishëruar të qartë të Kaderit Hyjnor; do të duhej të ishin të pranishme në pemën jolëndore e cila është vepra i Kaderit Hyjnor dhe e cila është përfshirë në atë farë, sepse fabrika e asaj peme gjigante fshihet në atë farë.
      Dhe pema e paracaktuar e mundshme brenda farës bëhet e dukshme në botën e jashtme nëpërmjet fuqisë së Kaderit dhe bëhet një pishë e madhe fizike. Autori