Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/82/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.32, 27 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 172624 numaralı sürüm ("Atëherë, ashtu si krahasimet e orës e të librit që pamë më parë, Krijuesi i Gjithëlavdishëm, i Cili është i Plotëfuqishëm mbi të gjitha gjërat, ka krijuar shkaqet dhe pasojat. Nëpërmjet Urtësisë së Tij, Ai e lidh pasojën tek shkaku. Nëpërmjet vullnetit të Tij, Ai ka përcaktuar Natyrën e qënieve dhe i ka bërë ato një pasqyrë që reflekton manifestimet e Sheriatit më të madh, Sheriatit të krijimit, i cili përbëhet nga l..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Atëherë, ashtu si krahasimet e orës e të librit që pamë më parë, Krijuesi i Gjithëlavdishëm, i Cili është i Plotëfuqishëm mbi të gjitha gjërat, ka krijuar shkaqet dhe pasojat. Nëpërmjet Urtësisë së Tij, Ai e lidh pasojën tek shkaku. Nëpërmjet vullnetit të Tij, Ai ka përcaktuar Natyrën e qënieve dhe i ka bërë ato një pasqyrë që reflekton manifestimet e Sheriatit më të madh, Sheriatit të krijimit, i cili përbëhet nga ligje Hyjnore të cilat lidhen me organizimin e çështjeve të universit. Dhe nëpërmjet Fuqisë së Tij, Ai e ka krijuar fytyrën e asaj natyre e cila ka marrë një ekzistencë të jashtme dhe i ka krijuar gjërat mbi atë natyrë, dhe i ka përzier ato me njëra-tjetrën me urtësinë më të plotë.

    A është më e lehtë të pranosh këtë fakt, i cili është konkluzioni i shumë provave të arsyeshme të panumërta, të cilat të detyrojnë deri në shkallën e domosdoshmërisë, apo t‟u japësh mjetet e panumërta dhe pajisjet e domosdoshme për ekzistencën e çdo gjëje, dhe t‟ua atribuosh ato punë, të cilat kryhen me urtësi e mendjemprehtësi, vetë gjërave? Apo t‟ua atribuoni atyre, që ju i quani „Natyrë‟ dhe „Shkaqe‟ të cilat janë lëndë të pajeta, të pavetëdijshme të krijuara, të modeluara e të thjeshta? A nuk është kjo krejtësisht përtej limiteve të mundësisë? Ne ta lëmë ty të vendosësh, me mendjen tënde të paarsyeshme!