Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/86/sq
Përgjigjja: Ashtu siç e kemi provuar në mënyrë përfundimtare në pjesët e tjera të Risale-i Nurit, shenja e sundimit është se ai refuzon e mohon ndërhyrjen. Sundimtari më i papërfillshëm ose ndonjë nëpunës zyrtar nuk do të pranonte e nuk do të toleronte as ndërhyrjen e të birit të tij brenda sferës së sundimit të tij. Madje përfytyrimi i ndërhyrjes në sundim i shtyu disa mbretër që të vrisnin fëmijët e tyre të pafajshëm pavarësisht se ata kishin diçka nga devocioni e drejtësia, gjë e cila demonstron se sa themeltar është ky ligj i refuzimit të ndërhyrjes në sundim. Ky ligj sundon Çdo gjë duke filluar nga dy guvernatorë që rivalizojnë për të administruar një qytet të vogël deri tek dy mbretër që rivalizojnë për të sunduar në një vend. Dhe gjithashtu ka treguar në një mënyrë që s‟lë dyshim, “ligjin e ndalimit të pjesëmarrjes” të cilin e kërkon medoemos pavarësia e sundimit dhe ka sqaruar influencën dhe forcën e tij gjatë historisë së gjatë njerëzore gjë që ka çuar në përmbysje, trazira, vrasje, internime e në gjakderdhje.