Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/89/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    22.16, 27 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 172808 numaralı sürüm ("'''Përgjigjja:''' Krijuesi i Gjithurtë i universit e bëri universin si një pemë me qënie të vetëdijshme si frutat e saj më të plotë dhe, midis qënieve të vetëdijshme e bëri njeriun frutin e saj më gjithëpërfshirës. Dhe fruti më i rëndësishëm i njeriut, madje rezultati i krijimit të tij, qëllimi i natyrës së tij dhe fruti i jetës së tij janë falënderimet e Tij dhe adhurimi. A do të ishte e mundur me arsye që Ky Sundimtar..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Përgjigjja: Krijuesi i Gjithurtë i universit e bëri universin si një pemë me qënie të vetëdijshme si frutat e saj më të plotë dhe, midis qënieve të vetëdijshme e bëri njeriun frutin e saj më gjithëpërfshirës. Dhe fruti më i rëndësishëm i njeriut, madje rezultati i krijimit të tij, qëllimi i natyrës së tij dhe fruti i jetës së tij janë falënderimet e Tij dhe adhurimi.

    A do të ishte e mundur me arsye që Ky Sundimtar Absolut, Ky Sovran i pavarur dhe i Vetmi në Unitet, i Cili krijoi universin me qëllim që ta bëjë Vetveten të njohur e të dashur, t‟ua jepte të tjerëve njeriun, frutin e të gjithë Universit dhe falënderimet dhe adhurimet e njeriut, frutin më të lartësuar të Tij. Krejtësisht në kundërshtim me Urtësinë e Tij, a do ta bënte të kotë e pa qëllim rezultatin e krijimit dhe frutin e Universit? Ruajna Zot! A do ta pranonte Ai që t‟ua jepte të tjerëve adhurimin e krijesave në një mënyrë që do të mohonte Urtësinë dhe Hyjninë e Tij? Dhe megjithëse Ai demonstron nëpërmjet akteve të Tij se Ai dëshiron ta bëjë Vetveten të njohur e të dashur në një shkallë të pakufishme, a do të mund t‟i bënte Ai krijesat e Tij më të plota ta harronin Atë duke ua dorëzuar shkaqeve falënderimet e tyre dhe mirënjohjen, dashurinë dhe adhurimin, dhe t‟i bënte ato të mohonin qëllimet e larta në univers?

    “O shok që e ke braktisur adhurimin e Natyrës! Tani duhet që të flasësh ti!” të cilës ai iu përgjigj: