Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/106/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    22.27, 27 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 172841 numaralı sürüm ("Për shembull, drejtimi i njëqind ushtarëve nën komandën e një oficeri të vetëm është njëqind herë më e lehtë se sa drejtimi i një ushtari të vetëm nën komandën e njëqind oficerëve. Dhe kur çështja e pajisjes së një ushtrie të plotë me pajimet e domosdoshme ushtarake i ngarkohet një qendre të vetme me një ligj të vetëm, një uzine të vetme dhe komandës që lëshon një komandant i vetëm, atëherë kjo do të ishte aq e..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Për shembull, drejtimi i njëqind ushtarëve nën komandën e një oficeri të vetëm është njëqind herë më e lehtë se sa drejtimi i një ushtari të vetëm nën komandën e njëqind oficerëve.

    Dhe kur çështja e pajisjes së një ushtrie të plotë me pajimet e domosdoshme ushtarake i ngarkohet një qendre të vetme me një ligj të vetëm, një uzine të vetme dhe komandës që lëshon një komandant i vetëm, atëherë kjo do të ishte aq e lehtë dhe e kollajtë, përsa i përket sasisë dhe shumicës, sa lehtësia e pajisjes së një ushtari të vetëm. Ndërsa në qoftë se pajisja e një ushtari të vetëm me pajimet e domosdoshme ushtarake do t'u referohej qendrave të shumta, uzinave të shumta dhe komandantëve të shumtë, kjo do të bëhej aq e vështirë sa pajisja e një ushtrie të plotë, sepse me qëllim që të pajisësh një ushtar të vetëm, do të kërkonte aq shumë fabrika aq sa janë të domosdoshme për një ushtri të plotë.