Translations:Otuzuncu Lem'a/29/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    06.46, 28 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 172999 numaralı sürüm ("Nëse dëshiron, hidhe vështrimin tek të gjitha krijesat, duke filluar nga qelizat e trupit, rruazat e kuqe e të bardha të gjakut, transformimet e grimcave të vogla, përpjesëtimi i drejtë dhe harmonia midis gjymtyrëve të trupit, të hyrat e të dalat prej deteve, të ardhurat dhe shpenzimet e burimeve nën tokë, midis lindjes dhe vdekjes së kafshëve dhe të bimëve, shkatërrimit të vjeshtës dhe rindërtimit të pranverës, detyrave të el..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Nëse dëshiron, hidhe vështrimin tek të gjitha krijesat, duke filluar nga qelizat e trupit, rruazat e kuqe e të bardha të gjakut, transformimet e grimcave të vogla, përpjesëtimi i drejtë dhe harmonia midis gjymtyrëve të trupit, të hyrat e të dalat prej deteve, të ardhurat dhe shpenzimet e burimeve nën tokë, midis lindjes dhe vdekjes së kafshëve dhe të bimëve, shkatërrimit të vjeshtës dhe rindërtimit të pranverës, detyrave të elementeve dhe lëvizjes së yjeve, ndryshimeve, luftërave dhe përplasjeve të vdekjes dhe të jetës, dritës dhe errësirës dhe nxehtësisë dhe të ftohtit si dhe midis gjërave të tjera të ngjashme me to, me qëllim që të shikosh se të gjitha: peshohen e vlerësohen me një balancë aq të ndjeshme, me një masë aq të hollë, sa që mendja njerëzore nuk mund të shikojë askund ndonjë harxhim të tepërt apo kotësi, ashtu siç vëzhgojnë shkenca njerëzore dhe filozofia rregullin më të plotë dhe simetrinë më të bukur të cilat demonstrohen në çdo gjë.

    Madje shkencat tek të cilat ka arritur njeriu janë vetëm se interpretimi i atij sistemi të mrekullueshëm dhe manifestimi i atij drejtpeshimi dhe i asaj simetrie.