Translations:Otuzuncu Lem'a/30/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    06.47, 28 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 173001 numaralı sürüm ("Atëherë, eja dhe shikoje balancën dhe ekuilibrin e diellit dhe të dymbëdhjetë Planeteve. A nuk tregon kjo balancë aq qartë si dielli të Gjithëlavdishmin e Vetëm i Cili është i Drejti i Gjithëfuqishëm? Pastaj hidhe vështrimin në tokë -e cila është njëra nga planetët, kjo anije që ecën duke notuar në hapësirë që përshkon vetëm gjatë një viti një distancë gjatësia e së cilës vlerësohet njëzet e katër mijë vite. Pava..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Atëherë, eja dhe shikoje balancën dhe ekuilibrin e diellit dhe të dymbëdhjetë Planeteve. A nuk tregon kjo balancë aq qartë si dielli të Gjithëlavdishmin e Vetëm i Cili është i Drejti i Gjithëfuqishëm?

    Pastaj hidhe vështrimin në tokë -e cila është njëra nga planetët, kjo anije që ecën duke notuar në hapësirë që përshkon vetëm gjatë një viti një distancë gjatësia e së cilës vlerësohet njëzet e katër mijë vite. Pavarësisht kësaj shpejtësie të jashtëzakonshme, nuk shpërndahen dhe nuk lëkunden gjërat e depozituara e të vëna turrë në faqen e saj, dhe as nuk i hedh ato nëpër hapësirë.. Në qoftë se shpejtësia e saj do të kishte qenë shtuar apo pakësuar vetëm pak, ajo do t’i kishte hedhur banorët e saj në atmosferë, dhe do t’i kishte shpërndarë ato nëpër hapësirë. Dhe në qoftë se ekuilibri i saj do të prishej vetëm për një minut, apo madje për një sekond, ajo do të shkatërronte botën. Madje ajo do të përplasej me një trup tjetër dhe do të bëhej kijameti.