Translations:Otuzuncu Lem'a/34/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    06.49, 28 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 173009 numaralı sürüm ("ato kanë një balancim të tillë të hollë, të ndjeshëm dhe të mrekullueshëm saqë në mënyrë të vetëkuptueshme provon se ato ushqehen e administrohen nëpërmjet balancës, ekuilibrit, ligjit dhe rregullit të Krijuesit të Vetëm, të Drejtit të Gjithurtë në dorën e të Cilit janë frerat e të gjitha gjërave, i Cili ka çelësin për të gjitha gjërat, për të Cilin asgjë nuk është një pengesë për ndonjë gjë tjetër, duke i d..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    ato kanë një balancim të tillë të hollë, të ndjeshëm dhe të mrekullueshëm saqë në mënyrë të vetëkuptueshme provon se ato ushqehen e administrohen nëpërmjet balancës, ekuilibrit, ligjit dhe rregullit të Krijuesit të Vetëm, të Drejtit të Gjithurtë në dorën e të Cilit janë frerat e të gjitha gjërave, i Cili ka çelësin për të gjitha gjërat, për të Cilin asgjë nuk është një pengesë për ndonjë gjë tjetër, duke i drejtuar gjërat me aq lehtësi si drejtimi i një gjëje të vetme.

    Ai që nuk beson se veprat e xhindëve dhe të njerëzve në ditën e Ringjalljes më të madhe do të peshohen me peshoren e drejtësisë Hyjnore dhe e vlerëson këtë si të pagjasë dhe nuk e pranon, unë i them në qoftë se ai do të mund ta vërente me kujdes këtë peshore të madhe, të cilën ai mund ta shohë në këtë dynja me vetë sytë e tij, sigurisht ai nuk do ta vlerësonte atë më si të pagjasë -të pamundur.