Translations:Otuzuncu Lem'a/35/sq
O Njeri prishanik, i pakursyer, tiran, i padrejtë, i papastër dhe fatkeq! Ti nuk ke vepruar në përputhje me kursimtarinë, me pastërtinë dhe me drejtësinë të cilat janë parimet gjithëpërfshirëse nëpërmjet të cilave vepron i gjithë universi dhe të gjitha qëniet. Ndërsa ti duke vepruar në kundërshtim me të gjitha qëniet që ecin sipas këtyre parimeve të gjithanshme ndesh ftohje e largim prej tyre dhe bëhesh objekt zemërimi dhe ti e meriton këtë... Mbi çfarë gjëje mbështetesh ti saqë nëpërmjet padrejtësisë tënde, çekuilibrimit, harxhimit të tepërt dhe papastërtisë, i bën të gjitha qëniet të zemëruara ndaj teje?