Translations:Otuzuncu Lem'a/46/sq
Ashtu siç është treguar në Fjalën e Dhjetë, manifestimi më i madh i Emrit Hyjnor El-Hakem, I Dituri e ka bërë universin si një libër, në çdo faqe të të cilit janë shkruar qindra libra, në çdo rresht të të cilit janë përfshirë qindra faqe, në çdo fjalë të tij janë qindra rreshta, në çdo shkronjë të tij janë qindra fjalë dhe në çdo pikë të të cilit gjendet një indeks i shkurtër i librit.. Ky libër me faqet e tij, me rreshtat dhe madje edhe me pikat e tij tregon me një qartësi të tillë të shndritshme - nëpërmjet qindra aspekteve- Formëdhënësin dhe shkruesin e tij, saqë ai libër i madh i universit dëshmon dhe e provon ekzistencën e unitetit të shkruesit të tij në një shkallë më të madhe se sa e tregon libri ekzistencën e vet. Sepse në qoftë se një shkronjë e vetme e tregon ekzistencën e vet dhe e shpreh vetveten me masën e një shkronje, ajo e tregon dhe i shpreh cilësitë e shkruesit të saj me masën e një rreshti..