Translations:Otuzuncu Lem'a/47/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    07.01, 28 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 173034 numaralı sürüm ("Po, njëra faqe e këtij libri madhështor është faqja e tokës. Librat sa numri i bimëve dhe i kafshëve duhet të vëzhgohen në këtë faqe në pranverë, njëri brenda tjetrit, së bashku, në të njëjtën kohë, pa gabim, krah për krah dhe në formën më të plotë.. Një rresht i vetëm i faqes është një kopsht. Ne shohim se në këtë rresht janë shkruar poema të hartuara mirë aq sa numri i luleve, i pemëve dhe i kafshëve, së bashk..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Po, njëra faqe e këtij libri madhështor është faqja e tokës. Librat sa numri i bimëve dhe i kafshëve duhet të vëzhgohen në këtë faqe në pranverë, njëri brenda tjetrit, së bashku, në të njëjtën kohë, pa gabim, krah për krah dhe në formën më të plotë..

    Një rresht i vetëm i faqes është një kopsht. Ne shohim se në këtë rresht janë shkruar poema të hartuara mirë aq sa numri i luleve, i pemëve dhe i kafshëve, së bashku, njëra brenda tjetrës, krah për krah, dhe pa gabim.

    Një fjalë e rreshtit është një pemë e cila i ka çelur lulet e saj, ka lëshuar sythet dhe ka nxjerrë gjethet me qëllim që të prodhojë frutat e saj. Kjo fjalë përbëhet nga pjesë kuptimplota e domethënëse duke lavdëruar e lartësuar të Diturin Hirplotë, Zotërues të Bukurisë, aq sa numri i gjetheve të saj të mirërenditura, i luleve të saj të zbukuruara dhe i frutave të saj të drejtpeshuara, saqë sikur ajo pemë me lule të çelura të ishte një poezi e hartuar mirë duke kënduar lavdërime e lartësime për Mirësitë e Krijuesit të saj, Formëdhënësit të Gjithëlavdishëm.