Translations:Otuzuncu Lem'a/60/sq
Nuk ka absolutisht vend për t‟i përshkruar ortakëri Krijuesit në këtë univers madhështor të cilin e krijoi Autori i Gjithëfuqishëm i Gjithurtë nëpërmjet fuqisë dhe urtësisë së Tij, sepse ekzistenca e një rregulli të përkryer pafundësisht në çdo gjë, nuk do ta lejonte kurrë përshkrimin e ortakërisë me Hyjninë; në qoftë se do të ndërhynin duar të shumta në krijimin e ndonjë gjëje, do të bëhej i dukshëm ndryshimi dhe konfuzioni në atë gjë, ashtu siç do të ngatërroheshin punët në qoftë se do të ndodheshin dy mbretër në një vend, dy guvernatorë në një qytet apo dy kryepleq në një fshat, çrregullimi do të ndodhte në të gjitha çështjet e vendit, qytetit dhe të fshatit. Fakti se edhe nëpunësi më i thjeshtë nuk pranon ndërhyrjen e të tjerëve në detyrat e tij, tregon se karakteristika, veçoria themelore e sundimit është „pavarësia‟ dhe „vetmia‟, të qenurit tek, një. Domethënë, rregulli bën të domosdoshëm unitetin, dhe sundimi bën të domosdoshëm pavarësinë.