Translations:Otuzuncu Lem'a/77/sq
Po, në qoftë se ndodhet ndonjë gjë që të habit në botë, ajo është një mohim i tillë. Sepse aspektet e pafundme të rregullit dhe të shembujve të urtësisë në qëniet në univers dëshmojnë për ekzistencën dhe për Unitetin e Tij, saqë madje edhe injoranti më i madh do të mund ta kuptonte se çfarë verbërie e injorancë do të ishte nëse nuk do ta shihje apo nuk do ta njihje Atë Krijues të Gjithurtë. Madje unë mund të të them se midis njerëzve të mosbesimit, sofistët që supozohen të jenë idiotë për shkak se ata mohuan ekzistencën e universit, janë inteligjentët e njerëzve të mohimit; sepse të besosh ekzistencën e universit dhe pastaj të mohosh Krijuesin e tij -Allahun- është krejtësisht e pamundur dhe e papranuar. Prandaj ata filluan të mohojnë ekzistencën e universit dhe mohuan edhe ekzistencën e vetveteve të tyre gjithashtu. Duke thënë: “Nuk ka absolutisht asgjë”, ata braktisën mendjet e tyre, dhe duke shpëtuar nga një paarsyeshmëri e pakufishme -nën maskën e arsyes- e mohuesve të tjerë, ata në një sens u afruan tek arsyeja.