Translations:Otuzuncu Lem'a/90/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    21.01, 29 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 174666 numaralı sürüm ("Për shembull, mëshira gjithëpërfshirëse që është manifestimi i Emrit Hyjnor Er-Rahim, Mëshirëploti, është e dukshme nëpërmjet Atij i cili u dërgua si një mëshirë për të gjitha botërat. Dhe Allahu i Plotëfuqishëm duke e bërë Vetveten të njohur e të dashur, duke qenë manifestimi i Emrit El-Vedud, i Dashuri, çojnë tek rezultatet e tyre, japin frutin e Atij të Dashuri të Krijuesit të të gjitha botëve dhe gjejnë përgjigje..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Për shembull, mëshira gjithëpërfshirëse që është manifestimi i Emrit Hyjnor Er-Rahim, Mëshirëploti, është e dukshme nëpërmjet Atij i cili u dërgua si një mëshirë për të gjitha botërat. Dhe Allahu i Plotëfuqishëm duke e bërë Vetveten të njohur e të dashur, duke qenë manifestimi i Emrit El-Vedud, i Dashuri, çojnë tek rezultatet e tyre, japin frutin e Atij të Dashuri të Krijuesit të të gjitha botëve dhe gjejnë përgjigje në të. Të gjithë shembujt e bukurisë, të cilët janë manifestimi i Emrit Hyjnor El-Xhemil, Hirploti, i Bukuri, domethënë, bukuria e Esencës Hyjnore, bukuria e Artit dhe bukuria e krijesave, shikohen e shfaqen në pasqyrën e Muhammedit a.s.m.. Manifestimet e Madhështisë së Hyjnisë dhe Sovraniteti i Hyjnisë njihen, bëhen të dukshme e të kuptueshme dhe konfirmohen e mbështeten nëpërmjet profetësisë së Muhammedit a.s.m., lajmëtarit të mbisundimit të Hyjnisë. Dhe kështu me radhë, si këto shembuj, shumica e Emrave më të bukur janë prova të shndritshme të profetësisë së Muhammedit a.s.m..