Translations:Yirmi İkinci Söz/218/sq
O shoku im kokëfortë! Eja, unë do të të tregoj diçka edhe më të çuditshme. Sodit! Të gjitha këto vepra dhe gjëra në këtë mbretëri kanë ndryshuar dhe janë duke ndryshuar. Ato nuk ndalojnë në ndonjë gjendje. Vëreji me kujdes, secili nga këto trupa të pajetë, dhe secila nga këto kutia të pandjeshme ka marrë një formë të të qënit absolutisht sunduese. Mjaft thjesht, është sikur secila t'i sundonte të gjitha të tjerat. Shikoje këtë makineri që është pranë nesh([1]); duket sikur ajo urdhëron dhe, ndërkohë të gjitha domosdoshmëritë dhe substancat e nevojshme për stolinë e saj dhe funksionin vijnë duke nxituar për tek ajo nga([2]) vende të largëta. Hidhe vështrimin tek ai trup i pajetë , ai sikur po ua bën me shenjë dhe kështu i nënshtron e i bën trupat më të mëdhenj t‟i shërbejnë atij dhe të punojnë në vendin e tij të punës. Edhe ti mund të bësh analogji të tjera në të njëjtën mënyrë.
Thjesht, çdo gjë ia nënshtron vetvetes të gjitha krijesat në këtë botë. Në qoftë se ti nuk e pranon ekzistencën e Një të Vetmi të fshehur, i Cili drejton mbretërinë, ti duhet t‟ia atribuosh të gjitha aftësitë e Tij, artet dhe plotësimet krijesave edhe sikur ajo krijesë të jetë gurë, apo dhè, ose kafshë, ose njeri ose çdo krijesë tjetër e çfarëdollojshme.
- ↑ Makineria tregon pemët frutmbajtëse, sepse ato mbajnë në degët e tyre të holla qindra banka pune dhe fabrika, dhe endin, zbukurojnë dhe pjekin gjethe, lule e fruta të mahnitshëm dhe na i shtrijnë ato neve. Dhe pemët madhështore si pisha dhe cedri, madje i ngrenë bankat e tyre të punës në shkëmbinj të thatë dhe punojnë.
- ↑ Kjo aludon për kokrrat, bërthamat dhe farat e mizave. Për shembull, miza lë vezën e saj në gjethet e vidhit. Menjëherë pema e madhe i kthen gjethet e saj në një mitër nëne, një djep për vezët dhe në një depo plot ushqim si mjalti. Thjesht, pema, e cila nuk është prodhuese frutash, prodhon fruta duke lindur shpirtëra në atë mënyrë.