Translations:Mustafa Hilmi'nin Mektubu/8/sq
Së treti është përgjigjja e tij në mënyrë shkencore me prova dhe argumente të sigurta ndaj nevojave më të thella të qënieve njerëzore; për shembull duke provuar ekzistencën e Zotit xh.sh., jetën e Ahiretit dhe shtyllat e tjera të besimit; dhe duke interpretuar dëshminë e grimcave të vockëla, të cilat ato i shprehin nëpërmjet gjuhës së gjendjes. Ibnu Sina, Farabi dhe Ibn Rushd, filozofët më të shquar islamë demonstruan dëshminë që japin të gjitha qëniet në këto çështje, por Risale-i Nuri i provon këto të vërteta nëpërmjet gjuhëve të grimcave të vockëla dhe farërave të bimëve.
Në qoftë se filozofëve do t'iu ishte treguar fuqia shkencore e Risale-i Nurit, padyshim ata do ta kishin pranuar atë me përulësi si mësuesin e tyre.