Mustafa Hilmi

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    07.13, 31 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 175045 numaralı sürüm ("'''Së dyti''' është demonstrimi i tij në të gjitha çështjet se ai është një koment për disa vërsete të Kuranit dhe për shkreptimat e dritës së tij." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)

    Me Emrin e Tij qoftë Ai i lavdërur!

    Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij!

    Paqja, bekimet dhe mëshira e Zotit qofshin përgjithmonë mbi ju!

    Dielli i paperëndueshëm i qiejve të universit, Kurani Kerim, i përhap rrezet e dritës së tij me qëllim që t‟i bëjë të lexueshme shenjat krijuese të librit të madh të qënies, dhe për të zbuluar realitetin e tyre. Duke ndriçuar arsyen e njeriut, Kurani tregon rrugën e drejtë. Nëpërmjet dritës së atij dielli udhëzimi, i gjithë humanizmi mund të shohë e të kuptojë synimet, qëllimet dhe dëshirat në krijimin e tyre. Në lidhje me kapacitetin e zemrave të tyre, ata që marrin manifestimin e udhëzimit të tij reflektojnë dritën e tij dhe fitojnë afrimitet me të. Natyra e vërtetë e gjërave dhe e jetës bëhen të dukshme nëpërmjet asaj drite; vetëm nëpërmjet asaj drite ato mund të shihen e të kuptohen.

    Duke përfaqësuar dritat e udhëzimit të Diellit të Parapërjetshëm, Kurani i bën të vërtetën dhe realitetin të dukshëm për sytë e zemrës dhe të mendjes. Ata të cilët nuk i afrohen dritës së tij mbeten në errësirë, sepse vetëm nëpërmjet dritës së tij gjithçka shihet, njihet dhe kuptohet.

    Në shekullin e tanishëm, personaliteti kolektiv i Risale-i Nurit, emri i të cilit është Nur, Dritë, ka marrë manifestimin e dritës së Kuranit, diellit të përjetshëm të kësaj të vërtete.

    Si një dritëkërkues, Risale-i Nuri u drejtohet atyre, të cilët ashtu si lakuriqat e natës nuk dëshirojnë të dalin prej errësirës dhe duke fjetur në pakujdesi e kthejnë ditën e tyre në natë dhe nuk kuptojnë më tepër dhe më tej se sa shohin sytë e tyre, drejt të vërtetave të besimit; ai tregon rrugën e drejtë për të gjithë ata që nuk janë krejtësisht të verbër.

    Ai i godet me topuzin e tij prej drite kokat e mosbesimtarëve duke u thënë: “Ose flakini tutje aftësitë arsyetuese dhe bëhuni kafshë, ose i përdorni kokat tuaja dhe bëhuni qënie të vërteta humane!”

    Meqenëse njohja është dritë, ne do të tregojmë shkurtazi një ose dy dëshmi se Risale-i Nuri përmban njohje të thellë:

    Së pari: Ne do të kujtonim se meqenëse Risale-i Nuri nuk njohu profesor tjetër përveç Kuranit, dhe ai nuk i shërben askujt tjetër përveç Kuranit, pranueshmëria e tij është e vetëkuptueshme. Me qëllim që të njoftoj vlerën e studentëve të Risale-i Nurit unë do të them vetëm këtë:

    Risale-i Nuri provon dhe shpjegon në mënyrën më bindëse dhe kuptueshëm saqë gjithkush duke filluar nga njerëzit më të thjeshtë të zakonshëm për tek elita më e arsimuar, mund t‟i kuptojnë çështjet më të paqarta, të cilat më parë as dijetarët e fesë nuk ishin në gjendje t‟i provonin me qartësi të plotë. Një veçori e tillë pothujse nuk gjendet në asnjë vepër tjetër.

    Së dyti është demonstrimi i tij në të gjitha çështjet se ai është një koment për disa vërsete të Kuranit dhe për shkreptimat e dritës së tij.

    Së treti është përgjigjja e tij në mënyrë shkencore me prova dhe argumente të sigurta ndaj nevojave më të thella të qënieve njerëzore; për shembull duke provuar ekzistencën e Zotit xh.sh., jetën e Ahiretit dhe shtyllat e tjera të besimit; dhe duke interpretuar dëshminë e grimcave të vockëla, të cilat ato i shprehin nëpërmjet gjuhës së gjendjes. Ibnu Sina, Farabi dhe Ibn Rushd, filozofët më të shquar islamë demonstruan dëshminë që japin të gjitha qëniet në këto çështje, por Risale-i Nuri i provon këto të vërteta nëpërmjet gjuhëve të grimcave të vockëla dhe farërave të bimëve.

    Në qoftë se filozofëve do t'iu ishte treguar fuqia shkencore e Risale-i Nurit, padyshim ata do ta kishin pranuar atë me përulësi si mësuesin e tyre.

    Së katërti është mësimdhënia e tij në një kohë të shkurtër në formën e njohjes dhe ekstrakteve të ngjeshura e të thukëta që normalisht do të fitoheshin vetëm pas disa vitesh studimi.

    Së pesti është qënia e tij një mjet për fitimin e kënaqësisë Hyjnore, qëllimi kryesor i njohjes, dhe në asnjë mënyrë për shfrytëzimin e asaj njohjeje për qëllimet e kësaj bote; përfaqësimi i tij detyrën më të lartë, atë të shërbimit ndaj humanizmit.

    Së gjashti: Duke qenë fruti i mendimit të fuqishëm të shenjtë rreth çështjeve të besimit, Risale-i Nuri interpreton gjuhën e të gjitha krijesave të shprehura nëpërmjet gjuhëve të gjendjeve të qënieve të tyre. Gjithashtu ai i shfaq të vërtetat e besimit tek shkallët e „Njohjes së sigurisë‟, „Shikimit të sigurisë‟ dhe „Sigurisë absolute‟.

    Së shtati për sa ka të bëjë me parimet e tyre, përfshirja e të gjitha shkencave nga Risale-i Nuri. Ai është si një sixhade e thurur nga fijet e njohjes. Ai është një koleksion i thënieve të ngjeshura që kurrë nuk janë shprehur më parë nga ndonjë dijetar, të cilat demonstrojnë njohjen e tij për të gjitha shkencat. Këtu ne japim shumë pak nëpërmjet shembullit, dhe i rekomandojmë ata që dëshirojnë të fitojnë një ide më të mirë për çfarë përmban Risale-i Nuri si një tërësi, që t'i referohen atij oqeani njohjeje.

    1 – Sivrisineğin gözünü halkeden, güneşi dahi o halketmiştir.

    2 – Pirenin midesini tanzim eden, Manzûme-i Şemsi dahi O tanzim etmiştir.

    3 – Bir zerreyi icâd etmek için bütün kâinâtı icâd edecek bir kudret-i gayr-ı mütenâhî lâzımdır. Zîra şu Kitab-ı Kebîr-i Kâinât’ın herbir harfinin, bâhusus zîhayat herbir harfinin, herbir cümlesine müteveccih birer yüzü ve nâzır birer gözü vardır.

    4 – Tabiat, misâlî bir matbaadır, tâbi değil. Nakıştır, nakkàş değil. Mistardır, masdar değil. Nizâmdır, nâzım değil. Kanundur, kudret değil. Şerîat-ı irâdiyedir, hakikat-i hariciye değil.

    5 – Sâbit, dâim, fıtrî kanunlar gibi, rûh dahi, âlem-i emirden, sıfat-ı irâdeden gelmiş ve kudret ona vücûd-u hissî giydirmiştir ve bir seyyâle-i latîfeyi, o cevhere sadef etmiştir. Ve hâkezâ binlerce vecîzeler var.

    El-Bâkî Hüve'l-Bâkî

    Üniversite Nur Talebelerinden Mustafa Hilmi