Translations:Ankara Üniversitesi Nur Talebelerinin Mektubu/2/sq
Nga letra juaj ne shquam -dalluam- një rreze prej diellit të islamit; ne kuptuam se Risale-i Nuri, i cili është shfaqur për të riparuar dëmin që i është shkaktuar islamit për qindra vite nga idetë agresive të mosbesimtarëve, tani po përhapet midis të rinjve. Dashuruesit e së vërtetës, duke udhëtuar në rrugën drejt jetës së përjetshme, janë duke i braktisur fjalët boshe të fantazisë për të asgjësuar së bashku me Risale-i Nurin farërat e mosbesimit. Letrat tuaja na nxitën për të bërë përpjekje më të mëdhaja. Risale-i Nuri, ky koment Kurani, na tregon neve se do të ishte marrëzia më e skajshme në këtë kohë të mbetesh në çudhëzim dhe të mos luftosh kundra mosbesimit. Detyra më e ngutshme tani, kur komunizmi, anarkia dhe masonëria janë duke fituar fuqi, është t‟i shërbejmë Risale-i Nurit dhe t‟ua japim atë atyre që e kërkojnë, me qëllim që të fitojmë kënaqësinë Hyjnore. Madje edhe sulmet më ta ashpra të atyre që duan të na bëjnë ne të heqim dorë nga kjo detyra jonë më e rëndësishmja, më e vlefshmja dhe më e domosdoshmja, vetëm do ta ndiznin edhe më shumë entuziazmin tonë.