Translations:Onuncu Söz/303/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.34, 15 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 193373 numaralı sürüm ("'''Prova e parë:''' Fëmijët, të cilët përbëjnë gati gjysmën e gjinisë njerëzore, mund ta durojnë ndarjen dhe vdekjen që përpara tyre shfaqen aq të tmerrshme e tragjike, vetëm nëpërmjet idesë së Xhennetit. Vetëm nëpërmjet kësaj, ata mund të gjejnë forcë shpirtërore në trupat e tyre të dobët e delikatë dhe mund të gjejnë shpresë që i lejon ata të jetojnë të gëzuar, pavarësisht gjendjes së tyre shpirtërore të prek..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Prova e parë: Fëmijët, të cilët përbëjnë gati gjysmën e gjinisë njerëzore, mund ta durojnë ndarjen dhe vdekjen që përpara tyre shfaqen aq të tmerrshme e tragjike, vetëm nëpërmjet idesë së Xhennetit. Vetëm nëpërmjet kësaj, ata mund të gjejnë forcë shpirtërore në trupat e tyre të dobët e delikatë dhe mund të gjejnë shpresë që i lejon ata të jetojnë të gëzuar, pavarësisht gjendjes së tyre shpirtërore të prekshme e të lëndueshme të cilët qajnë edhe për shkakun më të vogël e të parëndësishëm.

    Për shembull, duke menduar për Xhennetin, fëmija do të thonte: “Vëllai im i vogël apo shoku im i dashur që ka vdekur, është bërë tani një zog i Xhennetit. Ai është duke shëtitur atje dhe po bën një jetë më të mirë se jetën tonë.”