Translations:Onuncu Söz/350/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    09.06, 15 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 193447 numaralı sürüm ("Të gjitha provat, shikimet e dëshmitë e pafund dhe bisedat që provojnë ekzistencën e engjëjve dhe funksionin e tyre të robërisë ndaj All-llahut (xhel-le sha’nuhu), gjithashtu vërtetojnë në mënyrë të tërthortë ekzistencën e botës së shpirtërave, të botës së padukshme, të botës së përtejme, banesës së lumturisë dhe ekzistencën e Xhennetit dhe Xhehennemit që do të mbushen me xhinde e njerëz. Sepse engjëjt kanë mundës..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Të gjitha provat, shikimet e dëshmitë e pafund dhe bisedat që provojnë ekzistencën e engjëjve dhe funksionin e tyre të robërisë ndaj All-llahut (xhel-le sha’nuhu), gjithashtu vërtetojnë në mënyrë të tërthortë ekzistencën e botës së shpirtërave, të botës së padukshme, të botës së përtejme, banesës së lumturisë dhe ekzistencën e Xhennetit dhe Xhehennemit që do të mbushen me xhinde e njerëz. Sepse engjëjt kanë mundësi me lejen e All-llahut që t’i shikojnë ato botëra e të hyjnë në to, dhe të gjithë engjëjt e afërm me Fronin e All-llahut (xhel-le sha’nuhu), të tillë si Hazreti Xhebraili, i cili komunikon me njerëz, njoftojnë ekzisten- cën e atyre botëve që u përmendën dhe përshkruajnë me unanimitet udhëtimin e tyre nëpër to. Ashtu siç pranojmë pa diskutim ekzistencën e kontinentit të Amerikës, të cilin ne vetë kurrë nuk e kemi parë, nga njoftimet e udhëtarëve që vijnë nga ai kontinent, po ashtu, ne duhet të besojmë me gjithë sigurinë, siç besojmë me të vërtetë, në ekzistencën e botës së përjetësisë së Ahiretit, ekzistencën e Xhennetit e të Xhehennemit, duke u mbështetur mbi njoftimet e dhëna nga engjëjt, njoftime që kanë autoritetin e njëqind rrëfenjave të pakundërshtueshme.