Translations:Onuncu Söz/377/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    10.44, 16 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 193562 numaralı sürüm ("Po, ashtu siç është jeta esenca e distiluar e kozmosit, vetëdija dhe ndjeshmëria janë esenca e distiluar e jetës; mendja është esenca e distiluar e vetëdijes dhe e ndjeshmërisë; dhe shpirti, përfundimisht, është substanca e pastër dhe e panjollosur, esenca e qëndrueshme dhe e mëvetësishme, që qëndron pikërisht mu në zemrën e jetës... Gjithashtu jeta e profetit Muhammed (A.S.M) në aspektet e saja materiale e shpirtërore është..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Po, ashtu siç është jeta esenca e distiluar e kozmosit, vetëdija dhe ndjeshmëria janë esenca e distiluar e jetës; mendja është esenca e distiluar e vetëdijes dhe e ndjeshmërisë; dhe shpirti, përfundimisht, është substanca e pastër dhe e panjollosur, esenca e qëndrueshme dhe e mëvetësishme, që qëndron pikërisht mu në zemrën e jetës...

    Gjithashtu jeta e profetit Muhammed (A.S.M) në aspektet e saja materiale e shpirtërore është thelbi i distiluar prej jetës dhe shpirtit të kozmosit, dhe profetësia e Muhammedit (A.S.M) në aspektet e saja të jashtme e të brendshme është esenca e pastër dhe e distiluar e ndjeshmërisë, vetëdijes dhe e mendjes së kozmosit. Madje jeta e Profetit Muhammed (A.S.M) në aspektet e saja të jashtme e të brendshme, siç e kanë dëshmuar veprat e Tij, është pikërisht drita dhe esenca e vetëdijes së kozmosit. Shpallja Kur’anore është, gjithashtu, shpirti i jetës së kozmosit dhe mendja e vetëdijes së tij, nëpërmjet dëshmisë së të vërtetave jetike.