Translations:Onuncu Söz/389/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    10.51, 16 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 193577 numaralı sürüm ("'''ÇËSHTJA E PARË:''' '''Një shembull për rikthimin e shpirtërave tek trupat e tyre është si vijon:''' Ushtarët e një ushtrie tepër të disiplinuar, ndërsa janë të shpërndarë në të gjitha anët për të pushuar, grumbullohen me oshëtimën e borisë ushtarake. Tani, '''Suri, Boria e Israfilit''', sigurisht nuk është më pak i fuqishëm se sa borizani i ushtrisë. Gjithashtu shpirtërat e njerëzve që janë në botën e paspërjetës..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    ÇËSHTJA E PARË:

    Një shembull për rikthimin e shpirtërave tek trupat e tyre është si vijon: Ushtarët e një ushtrie tepër të disiplinuar, ndërsa janë të shpërndarë në të gjitha anët për të pushuar, grumbullohen me oshëtimën e borisë ushtarake. Tani, Suri, Boria e Israfilit, sigurisht nuk është më pak i fuqishëm se sa borizani i ushtrisë. Gjithashtu shpirtërat e njerëzve që janë në botën e paspërjetësisë dhe në botën e grimcave, të cilët e dëgjuan adresimin dhe thirrjen, اَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ “A nuk jam Unë All-llahu i juaj”, duke ardhur nga parapërjetësia, dhe iu përgjigjën: قَالُوا بَلٰى “Ata thanë: Po, me të vërtetë Ti je.”([1]) Janë më të bindur, më të disiplinuar e më të nënshtruar me mijëra herë më shumë se sa ushtarët në atë ushtri. Për më tepër, është provuar me provat më të fuqishme në “Fjalën e Tridhjetë”, se jo vetëm shpirtërat, por, gjithashtu, të gjitha grimcat, formojnë anëtarët e bindur të një Ushtrie Hyjnore.

    1. Kur’an, 7: 172