Translations:Onuncu Söz/417/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    11.41, 16 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 193641 numaralı sürüm ("Në këto sure, All-llahu i Plotëfuqishëm përmend ndryshimet e mëdha dhe Aktet Hyjnore që do të ndodhin në Kijametin dhe në ditën e ringjalljes, në një mënyrë që njeriu mendon për krahasimet e tyre në këtë botë, të cilat ai i ka parë në vjeshtë dhe në pranverë, dhe atëherë, këto ndryshime që frikësonin zemrën e tij dhe që nuk kapëshin me mendjen e tij, tani i pranon me lehtësi. Mirëpo, për të treguar kuptimin e përgj..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Në këto sure, All-llahu i Plotëfuqishëm përmend ndryshimet e mëdha dhe Aktet Hyjnore që do të ndodhin në Kijametin dhe në ditën e ringjalljes, në një mënyrë që njeriu mendon për krahasimet e tyre në këtë botë, të cilat ai i ka parë në vjeshtë dhe në pranverë, dhe atëherë, këto ndryshime që frikësonin zemrën e tij dhe që nuk kapëshin me mendjen e tij, tani i pranon me lehtësi. Mirëpo, për të treguar kuptimin e përgjithshëm të tre sureve që sapo u përmendën do të merrte shumë kohë. Atëherë, le të marrim një fjalë të vetme si model për të tërën.

    Për shembull me fjalët: اِذَا الصُّحُفُ نُشِرَتْ “Dhe kur fletët e shkruara të veprave të çdo njeriu do të hapen.”

    All-llahu i Plotëfuqishëm shpreh siç vijon: “Në ringjallje do të hapen të gjitha veprat e gjithësecilit, që janë të shkruara, në një fletë.” Kjo, në vetvete, është e çuditshme dhe krejtësisht përtej perceptimit me logjikë. Por, siç tregon sureja, ashtu si ringjallja e pranverës që është krahasim për çështjet e tjera, gjithashtu hapja e fletëve ka një krahasim vërtet të qartë, sepse çdo frut,