Translations:Onuncu Söz/423/sq
PJESA E PESTË E SHTOJCËS
Njëqind e njëzet e katër mijë profetë, të cilët, sipas hadithit të profetit, janë pjesa më e zgjedhur e humanizmit, kanë raportuar me unanimitet dhe kanë rënë dakord duke u bazuar në shikimet e drejtëpërdrejta të disave prej tyre, dhe duke u bazuar tek e vërteta absolute e disa të tjerëve, se Bota tjetër ekziston, dhe kanë njoftuar se të gjithë njerëzit do të dërgohen në Ahiret siç ka përmendur prerazi për të Krijuesi.
Gjithashtu, njëqind e njëzet e katër milionë evlija (shenjtorë) të cilët konfirmojnë njoftimet e profetëve nëpërmjet kerameteve dhe shikimeve, japin dëshmi për ekzistencën e Ahiretit në formën e Njohjes së sigurt, dhe gjithashtu japin për ekzistencën e botës së përtejme. Të gjithë Emrat e Krijuesit të Gjithurtë të kozmosit gjithashtu bëjnë të domosdoshme ekzistencën e botës së përtejme nëpërmjet treguesve që ato shfaqin në këtë botë.
Për më tepër, ekzistenca e Ahiretit bëhet e domosdoshme nga Fuqia e përjetshme e pafund, nga urtësia e pakufishme e saktë dhe e amshuar, që sjell në jetë në çdo pranverë kufomat e pemëve të ngritura, të vdekura e të panumërta të shpërdara gjithandej globit tokësor me urdhërin e كُنْ فَيَكُونُ “Bëhu dhe ajo është bërë”, duke i bërë ato si tregues e shenja për بَعْث بَعْدَ المَوْتِ “ringjalljen pas vdekjes”, dhe se Ai ringjall treqindmijë specie të ndryshme të grupeve të shumëllojshme të bimëve dhe llojeve të kafshëve, si qindra mijëra shembuj të ringjalljes së madhe.
Ekzistenca e Ahiretit, gjithashtu bëhet e domosdoshme nga një Mëshirë e përhershme dhe nga një përkujdesje e qëndrueshme, që i mbështet në mënyrë të mrekullueshme e të kujdesshme të gjitha gjallesat që qëndrojnë në nevojë të ushqimit, dhe që shfaq në çdo pranverë, në një kohë shumë të shkurtër, shumëllojshmëri të ndryshme të pafund stolisjeje e bukurie. Së fundi, ndodhet një provë e vetëkuptueshme dhe një tregues i dhënë nga një dashuri e fortë e palëkundur dhe e përhershme për përjetësi, ndodhet një dëshirë e zjarrtë për qëndrueshmëri dhe një shpresë për përjetësi, që janë ngulur e vendosur tek njeriu, i cili është fruti më i plotë i këtij kozmosi dhe krijesa më e dashur e Krijuesit të kozmosit, lidhja e të cilit me të gjitha krijesat në kozmos është më e madhja. Nuk ka dyshim se ajo tregon në mënyrë të vetëkuptueshme se ekziston një botë e përjetshme pas kësaj bote të përkohshme, do të jetë një Ahiret, një botë e amshuar lumturie. Atëherë të gjitha këto prova e dëshmi vërtetojnë prerazi deri në atë shkallë ku pranimi bëhet i domosdoshëm për ekzistencën e Ahiretit, ashtu siç pranojmë ekzistencën e dynjasë. ([1])
- ↑ Po mund të kuptohet nga ky krahasim se sa e lehtë është të bësh një pohim pozitiv dhe sa e vështirë është të bësh një mohim e refuzim. Në qoftë se për shembull dikush do të thonte, “ekziston diku në sipërfaqen e tokës një kopsht i mrekullueshëm që frutet e të cilit janë si kutia qumështi, dhe dikush tjetër do të thonte, jo, nuk ekziston një kopsht i tillë. I pari, pohuesi, duhet vetëm të tregojë vendin e atij kopshti ose të tregojë disa nga frutat e tij, me qëllim që të provojë me lehtësi pretendimin e tij. Ndërsa i dyti, mohuesi, në kontrast, duhet të kontrollojë e të tregojë të gjitha anët e globit tokësor me qëllim që të justifikojë mohimin e tij. Gjithashtu, dëshmia e dy dëshmitarëve të vërtetë do të ishte e mjaftueshme për të vërtetuar ekzistencën e Xhennetit, përveç qindra e mijëra treguesve, frutave dhe shenjave të demonstruara nga ata që e vërtetojnë ekzistencën e tij. Ata që e mohojnë atë duhet të kontrollojnë, të eksplorojnë e shqyrtojnë gjithësinë e pafundme dhe kohën e pafund përpara se ata të mund të provojnë mohimin e tyre, dhe atëherë të demonstrojnë mosekzistencën e Xhennetit. Prandaj, o vëllezërit e mi të moshuar, kuptojeni se sa i lartë është besimi në Botën e Përtejme...
Said Nursi