Translations:On İkinci Söz/67/sq
Atëherë të dy ata i morën veprat e tyre dhe ia paraqitën Sundimtarit madhështor. Së pari Sundimtari mori veprën e filozofit. Ai e shikoi atë dhe pa se ai vetëdashës dhe njeri adhurues i natyrës kishte punuar shumë, por ai nuk kishte shkruar asgjë rreth urtësisë së vërtetë. Ai nuk kishte kuptuar asgjë rreth kuptimeve të atij libri. Në të vërtetë, ai e kishte bërë lëmsh atë dhe ishte ngatërruar në çështje, duke shfaqur mungesë respekti dhe duke i treguar i pasjellshëm ndaj atij Kur’ani, sepse duke e supozuar atë burim të vërtetash, Kur’anin, të jetë thjesht një zbukurim i pakuptim, ai e kishte fyer atë si diçka pa vlerë, për sa ka të bëjë me kuptimin e tij. Dhe kështu Sundimtari Gjithurtësi e refuzoi veprën e atij filozofi, ia përplasi atë në fytyrën e tij dhe e dëboi atë nga prezenca e Tij.