Translations:On Üçüncü Söz/174/sq
Sa për urtësinë e filozofisë, ajo i fsheh brenda perdeve të së zakonshmes të gjitha mrekullitë e Fuqisë Hyjnore, të cilat janë të jashtëzakonshme dhe kalon sipër tyre në një mënyrë të paditur dhe duke pretenduar se ato janë modele dhe objekte urtësie për t’i hulumtuar e për të nxjerrë mësime. Për shembull, filozofia thotë se krijimi i njeriut është diçka e zakonshme, në një kohë që njeriu është mrekullia më gjithëpërfshirëse e fuqisë, dhe e shikon atë pa interesim e në mënyrë të rëndomtë. Në një kohë që ajo e shfaq me britma habie si një objekt instruksioni, një person që ka dalur nga plotësimi i krijimit, dhe që ka tre këmbë ose dy koka.