Translations:On Üçüncü Söz/202/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    09.03, 27 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 196830 numaralı sürüm ("Atëherë, faktit të sigurt të vdekjes mund t’i afrohesh vetëm nëpërmjet këtyre tri rrugëve. Njëqind e njëzet e katër mijë mesazhierë të vërtetë –profetët që në duart e të cilëve janë mrekullitë si shenja konfirmimi për ta– kanë njoftuar se tre rrugët janë ashtu siç u përshkruan lart. Duke u mbështetur në ndriçimet dhe në shikimet e tyre, njëqind e njëzet e katër milionë evlija, shenjtorë, e kanë vërtetuar at..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Atëherë, faktit të sigurt të vdekjes mund t’i afrohesh vetëm nëpërmjet këtyre tri rrugëve. Njëqind e njëzet e katër mijë mesazhierë të vërtetë –profetët që në duart e të cilëve janë mrekullitë si shenja konfirmimi për ta– kanë njoftuar se tre rrugët janë ashtu siç u përshkruan lart. Duke u mbështetur në ndriçimet dhe në shikimet e tyre, njëqind e njëzet e katër milionë evlija, shenjtorë, e kanë vërtetuar atë që njoftuan ata profetë të nderuar, si dhe dëshmojnë për ta edhe dijetarët e saktë të panumërt duke e provuar atë çfarë njoftuan ata pejgamberë dhe ata evlija nëpërmjet argumenteve të arsyeshme dhe provave të sigurta, që arritën shkallën e “njohjes së sigurt”([1]). Ata të gjithë me unanimitet e kanë njoftuar atë të jetë një mundësi nëntëdhjetë e nëntë përqind e sigurt, duke thënë: “Rruga e vetme për të shpëtuar nga zhdukja dhe nga burgosja e përjetshme, dhe për t’u orientuar drejt lumturisë së amshuar, është vetëm nëpërmjet besimit në Zotin xh.sh. dhe bindjes ndaj Tij.”

    1. Njëra nga këto është Risale-i Nuri dhe është i dukshëm për shikimin e të gjithëve. (Autori)