Translations:On Üçüncü Söz/273/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    09.48, 27 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 196976 numaralı sürüm ("Për shkak të tiranisë së skajshme dhe të despotizmit të kësaj luftës së fundit, dhe të shkatërrimit të saj të pamëshirshëm, qindra të pafajshëm vuajtën fatkeqësi e u rrënuan për shkak të një armiku të vetëm... Të shpartalluarit, të mposhturit në çështjen e tyre ranë në një dëshpërim e pikëllim të madh, ndërsa fitimtarët ranë në një ndëshkim të dhimbshëm të ndërgjegjes për paaftësinë e tyre për të rregul..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Për shkak të tiranisë së skajshme dhe të despotizmit të kësaj luftës së fundit, dhe të shkatërrimit të saj të pamëshirshëm, qindra të pafajshëm vuajtën fatkeqësi e u rrënuan për shkak të një armiku të vetëm... Të shpartalluarit, të mposhturit në çështjen e tyre ranë në një dëshpërim e pikëllim të madh, ndërsa fitimtarët ranë në një ndëshkim të dhimbshëm të ndërgjegjes për paaftësinë e tyre për të rregulluar e riparuar atë rrënim të tmerrshëm që bënë dhe nga frika se nuk do të ishin të aftë për të ruajtur sundimin e tyre. Për njerëzit u shfaq krejtësisht e qartë, se jeta e dynjasë, padyshim është e përkohshme dhe zbukurimet e qytetërimit janë mashtruese dhe narkotike, barna gjumëndjellëse, të cilat nuk sjellin ndonjë dobi. U plagos natyra njerëzore në mënyrë të përgjithshme, esenca dhe aftësitë e saj të larta... U shfaq e qartë dhe e dukshme për të gjithë copëtimi i shkujdesjes, i çudhëzimit, i natyrës së verbër të pajetë duke u thërrmuar nga goditjet e shpatës së Kur’anit prej diamanti... U turpërua forma e vërtetë e politikës së deformuar e tradhtare të Botës, e cila ishte perdja më e gjërë dhe më e dendur për t’i bërë njerëzit të shkujdesur e të çudhëzuar dhe ishte më mbytësja dhe më mashtruesja për shpirtërat e tyre.

    Nuk ka dyshim se natyra njerëzore pas sqarimit të këtyre çështjeve do të kërkojë të dashurën e saj të vërtetë, e cila është jeta e qëndrueshme, dhe do të përpiqet për tek ajo me të gjithë fuqinë e saj.