Translations:On Dördüncü Söz/103/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.32, 28 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 197315 numaralı sürüm ("Si një shembull, merr në konsideratë Rrapin përpara dhomës sime këtu; ai përfaqëson një fjalë të madhe me të cilën flet gjuha e këtij mali që ndodhet në gojën e “Barlës”: Shiko se si me qindra nga gjuhët e degëve më të vogëla ndodhen në tre kokat e tre degëve kryesore të trungut të tij. Studioje me vëmendje se sa qindra nga fjalët e frutave të mirëorganizuara e të drejtpeshuara ka ai në çdo gjuhë, dhe sa qindra shkr..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Si një shembull, merr në konsideratë Rrapin përpara dhomës sime këtu; ai përfaqëson një fjalë të madhe me të cilën flet gjuha e këtij mali që ndodhet në gojën e “Barlës”: Shiko se si me qindra nga gjuhët e degëve më të vogëla ndodhen në tre kokat e tre degëve kryesore të trungut të tij. Studioje me vëmendje se sa qindra nga fjalët e frutave të mirëorganizuara e të drejtpeshuara ka ai në çdo gjuhë, dhe sa qindra shkronja të mirërenditura të farërave me fletë janë në çdo frut? Ashtu siç e dëgjon ti dhe e shikon se sa me gojëtari e përlëvdon ai dhe i thur lavde Krijuesit të Gjithëlavdishëm, Pronarit të urdhrit كُنْ فَيَكُونُ “Ji, dhe ajo është”, po ashtu meleku i caktuar për të përfaqëson lavdërimin e tij me gjuhë të shumta në Botën e Kuptimit. Urtësia e bën të domosdoshme që ajo të jetë kështu.