Translations:On Dördüncü Söz/147/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    09.15, 28 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 197403 numaralı sürüm ("'''Përgjigjja:''' I Gjithëfuqishmi i Lavdisë i ka dhënë detyra të shumta çdo elementi dhe i bën ata të prodhojnë rezultate të shumta nëpërmjet çdo detyre. Në qoftë se do të shfaqej një rezultat i vetëm i shëmtuar – domethënë një e keqe, një fatkeqësi apo sprovë – nga njëri prej elementeve në një nga detyrat e tij të shumta, atëherë rezultatet e tjera të mira do ta bënin edhe këtë rezultat gjithashtu të mirë. Në..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Përgjigjja: I Gjithëfuqishmi i Lavdisë i ka dhënë detyra të shumta çdo elementi dhe i bën ata të prodhojnë rezultate të shumta nëpërmjet çdo detyre. Në qoftë se do të shfaqej një rezultat i vetëm i shëmtuar – domethënë një e keqe, një fatkeqësi apo sprovë – nga njëri prej elementeve në një nga detyrat e tij të shumta, atëherë rezultatet e tjera të mira do ta bënin edhe këtë rezultat gjithashtu të mirë. Në qoftë se ai element i inatosur mbi njeriun do të pengohej prej asaj detyre me qellim që rezultati i vetëm i shëmtuar të mos ndodhte, atëherë shembuj mirësie sa numri i rezultateve të mira do të liheshin e braktiseshin, domethënë do të ndodhnin të këqija të shumta sa numri i atyre rezultateve të mira, sepse mosbërja e një të mire të domosdoshme është e keqe, ashtu siç dihet. E gjitha ajo është për të penguar ardhjen e një të keqeje të vetme! Por kjo është kundra urtësisë; ajo është një shëmti e qartë, është shmangie nga e vërteta dhë një faj i turpshëm. Ndërsa fuqia, urtësia dhe vërtetësia janë të pastërta pa asnjë mangësi e defekt.