Translations:On Beşinci Söz/127/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    07.50, 29 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 197608 numaralı sürüm ("Po, realiteti kërkon që ajo të jetë kështu, sepse pavarësisht masës së saj të vogël dhe të ultësisë në krahasim me qiellin, toka duke u mbushur me qënie të gjalla e të vetëdijshme, dhe pastaj duke u boshatisur nga koha në kohë, përsëri ripopullohet e gjallërohet, sugjeron ose më mirë bën të qartë, se edhe qiejt gjithashtu të cilët kanë yjësi madhështore dhe që janë si pallate të stolisur, duhet të jenë të mbushur me..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Po, realiteti kërkon që ajo të jetë kështu, sepse pavarësisht masës së saj të vogël dhe të ultësisë në krahasim me qiellin, toka duke u mbushur me qënie të gjalla e të vetëdijshme, dhe pastaj duke u boshatisur nga koha në kohë, përsëri ripopullohet e gjallërohet, sugjeron ose më mirë bën të qartë, se edhe qiejt gjithashtu të cilët kanë yjësi madhështore dhe që janë si pallate të stolisur, duhet të jenë të mbushur me krijesa të vetëdijshme e perceptuese. Ashtu si njerëzit dhe xhindët ato krijesa gjithashtu janë spektatorët e pallatit të universit, vëzhguesit e librit të universit, dhe lajmëtarët e sovranitetit Hyjnor, sepse universi është i veshur e i stolisur me zbukurime të panumërta, me dekorata e stolisje dhe në mënyrë të vetëkuptueshme kërkon shikimet e vëmendshme e të matura që do ta vlerësojnë atë dhe që do të mahniten prej tij.