Translations:On Beşinci Söz/137/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    07.57, 29 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 197628 numaralı sürüm ("Njeriu është fruti i pemës së krijimit, është pjesa më e skajshme e saj. Dihet mirë se fruti është më e largëta e pjesëve të pemës, është më gjithëpërfshirësja, më e holla dhe pjesa më e rëndësishme. Prandaj, meqenëse njeriu, i cili është fruti i universit, është më gjithëpërfshirësi, më i mrekullueshmi i krijesave të Fuqisë Hyjnore, më i pafuqishmi, më i dobëti dhe më delikati, atëherë toka e cila është djepi..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Njeriu është fruti i pemës së krijimit, është pjesa më e skajshme e saj. Dihet mirë se fruti është më e largëta e pjesëve të pemës, është më gjithëpërfshirësja, më e holla dhe pjesa më e rëndësishme. Prandaj, meqenëse njeriu, i cili është fruti i universit, është më gjithëpërfshirësi, më i mrekullueshmi i krijesave të Fuqisë Hyjnore, më i pafuqishmi, më i dobëti dhe më delikati, atëherë toka e cila është djepi dhe vendbanimi i këtij njeriu.. është zemra dhe qendra e të gjithë universit për sa ka të bëjë me kuptimin dhe artin, pavarësisht qënies së saj të vogël fizike e të ulët në krahasim me qiellin. Toka është një ekspozitë dhe shpjeguese e të gjitha mrekullive të artit Hyjnor.. është një vend ekspozimi dhe një pikë fokusimi për të gjitha manifestimet e Emrave të Bukur Hyjnorë.. është vendi i grumbullimit dhe reflektim i aktivitetit të pafund Hyjnor.. është tregu i paraqitjes së krijueshmërisë së pafundme Hyjnore bujaria e të Cilit është veçanërisht e dukshme në speciet e shumta të vogëla të bimëve dhe të kafshëve.. është vendi i modeleve të zvogëluara të artifakteve që do të gjenden sigurisht në botët e gjëra të Ahiretit.. është një fabrikë që punon me shumë shpejtësi për të prodhuar tekstilet e përjetshme dhe të panoramave të përhershme që ndryshojnë shpejt.. është fusha e ngushtë e përkohshme për të mbjellë e kultivuar që lulëzojnë shpejt për kopshte të pafundme të përjetshme.