Translations:On Altıncı Söz/86/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.27, 29 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 197702 numaralı sürüm ("Një person i vetëm mund të fitojë universalitet nëpërmjet pasqyrave të ndryshme. Ndërsa duke qenë një individ i vetëm, ai bëhet si një universal duke poseduar cilësi të përgjithshme. Për shembull, ndërsa dielli është një qënie e pjesshme e personifikuar, pra një individ i vetëm, veçse ama npërmjet objekteve dhe gjërave të tejdukshme, ai bëhet një universal i tillë saqë ai e mbush faqen e tokës me imazhet dhe me reflektime..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Një person i vetëm mund të fitojë universalitet nëpërmjet pasqyrave të ndryshme. Ndërsa duke qenë një individ i vetëm, ai bëhet si një universal duke poseduar cilësi të përgjithshme. Për shembull, ndërsa dielli është një qënie e pjesshme e personifikuar, pra një individ i vetëm, veçse ama npërmjet objekteve dhe gjërave të tejdukshme, ai bëhet një universal i tillë saqë ai e mbush faqen e tokës me imazhet dhe me reflektimet e tij. Ai madje ka aq shumë tregues e shfaqje, aq sa numri i piklave dhe i grimcave të shndëritshme. Megjithëse nxehtësia e diellit, drita dhe shtatë ngjyrat në dritën e tij, secila ngërthen, rrethon dhe përfshin të gjitha gjërat që ndodhen përballë tyre, gjithashtu çdo gjë e tejdukshme mban e fsheh në beben e syrit të saj nxehtësinë e diellit, dritën e tij dhe shtatë ngjyrat, së bashku me imazhin e tij; dhe ajo gjë bën një fron për to në zemrën e saj të pastër.