Translations:On Altıncı Söz/93/sq
Po, në të vërtetë, ashtu si gjërat si qelqi dhe uji që veprojnë si pasqyra për objektet materiale, gjithashtu, ajri, eteri, dhe disa qënie të botës së shembëllesës janë si pasqyra për qëniet shpirtërore; ato bëhen si mjete transporti e përcjelljeje me shpejtësinë e vetëtimës dhe të imagjinatës. Ato qënie shpirtërore futen në mijëra vende për një çast. Kështu ato ecin dhe udhëtojnë në ato vendbanime të bukura dhe elegante, në ato pasqyra të pastërta me shpejtësinë e imagjinatës.