Translations:On Altıncı Söz/95/sq
I Shenjti i Vetëm, i Cili është shumë i lartësuar, shumë larg materies, i zhveshur nga lënda, i pastruar dhe i përjashtuar nga çdo kufizim, limit dhe nga errësira e dendësisë; madje të gjitha këto drita dhe qënie të ndritshme janë veçse hije të dendura prej dritave të Emrave të Tij të Bukur; Gjithë ekzistenca dhe e gjithë jeta, bota e shpirtërave dhe Bota e shembëllesës janë veçse pasqyra gjysmë- transparente për të shfaqur Bukurinë e Atij të Shenjti madhështor, Atributet e të Cilit janë gjithëpërfshirëse dhe cilësitë e të Cilit janë universale. Atëherë çfarë gjëje mund të jetë e vështirë për Të? Çfarë gjëje mund të fshihet nga Ai? Çfarë individi mund t’i shmanget Atij? Dhe cili mund të qëndrojë larg Tij dhe cili personalitet mund të afrohet me Të pa fituar universalitetin?