Translations:On Altıncı Söz/107/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    11.16, 29 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 197743 numaralı sürüm ("Për më tepër, Ai i Plotëfuqishëm Absolut, ashtu siç e bëri çdo shekull, çdo vit dhe çdo ditë një model, gjithashtu Ai e bën faqen e tokës dhe malet e shkretëtirat, kopshtet dhe pemishtet, dhe çdo pemë një model. Ai në mënyrë të vazhdueshme ngre e sjell në jetë qënie të reja në tokë dhe krijon botëra të reja. Ai lëviz dhe e heq një botë dhe e zëvendëson atë me një botë tjetër të mirorganizuar. Stinë pas stine Ai sh..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Për më tepër, Ai i Plotëfuqishëm Absolut, ashtu siç e bëri çdo shekull, çdo vit dhe çdo ditë një model, gjithashtu Ai e bën faqen e tokës dhe malet e shkretëtirat, kopshtet dhe pemishtet, dhe çdo pemë një model. Ai në mënyrë të vazhdueshme ngre e sjell në jetë qënie të reja në tokë dhe krijon botëra të reja. Ai lëviz dhe e heq një botë dhe e zëvendëson atë me një botë tjetër të mirorganizuar. Stinë pas stine Ai shfaq mrekullitë e Fuqisë së Tij dhe dhuratat e Mëshirës së Tij në të gjitha kopshtet e pemishtet. Ai e shkruan secilën si një libër të ri duke treguar urtësi; e përgatit secilën si një kuzhinë të Mëshirës së Tij dhe i vesh ekzistencës një mantel plot art që ripërtërihet gjithmonë. Në çdo pranverë, Ai i vesh të gjitha pemët me veshje të qëndisura me ar, dhe i stolis ato me xhevahire të freskët si perla, ashtu si yjet. Ai i mbush duart e tyre me dhurata mëshire...