Translations:On Sekizinci Söz/74/sq
A do të ishte e arsyeshme të pranohej që Autori Gjithëbujar i këtyre krijesave të bukura, i Cili e do artin e Tij dhe i Cili merr në konsideratë, madje edhe shijet e gojës, të qëndronte indiferentë ndaj krijesës së Tij më të bukur, i cili me një thirrje admirimi e vlerësimi që bën i shkakton Fronit dhe tokës të jehojnë dhe me një lutje falënderimi e lartësimi sjell në ekstazë tokën e detin dhe që janë kthyer drejt Tij me adhurim? A nuk do të fliste Ai me atë apo të qendronte pasiv? A mund të mos e bënte atë të dërguar, apo të mos dëshironte që sjellja e tij e lavdërueshme t’u kalonte të tjerëve? A do të ishte e mundur që Ai të mos flasë me të dhe të mos e bënte atë profetin e Tij? Jo, kurrësesi.